Gazeta Shqiptare

Zhabljaku e Kolashini, rrugët e reja të turistëve shqiptarë

REPORTAZH/ NË VERIUN E MALIT TË ZI, MES ZAKONESH TË NJËJTA, POR TURIZËM TË NDRYSHËM Nga çmimet e hoteleve dhe vilave te skitë, zgjidhje sipas xhepit

-

mal i arritur deri më sot në 3 teleferikë­t që ngjisin malin ka qenë 5 mijë vetë në një orë, ndërsa përmend shqiptarët si turistët ndër më aktivë. Çmimet e skive për një ditë janë 15 euro të rriturit dhe 11 fëmijët, pajisjet 10 euro, ndërsa snowbordet 10 euro për të rriturit e 2 më pak për të vegjlit. Po shkuat në Kolashin, mos lini pa provuar rakinë vendëse të kumbullës, por dhe "Dunja", rakinë e ftoit me aq shumë shije.

ÇMIMET

oferta të shumta për sistemimin e turistëve, duke nisur që nga hotelet e mëdha deri te bujtinat, e kjo në varësi të xhepit e qejfit që keni. Tani në janar nis edhe ulja e çmimeve. Një dhomë dyshe në dy hotelet e mëdha me mëngjesin dhe darkën brenda e gjeni 80- 120 euro çifti pa pije. Sigurisht që ofrojnë edhe pishinë, xhakuzi dhe sauna e banja turke. Disa vila jepen me qira siç janë për 100 euro në ditë e kanë disa dhoma gjumi, ndërsa apartament­et kushtojnë nga 12- 15 euro në natë, disa edhe me mëngjesin e përfshirë, të cilat mund t'i mbyllni në internet fare lehtësisht.

ZHABLJAK

Edhe pse është më larg se Kolashini, Zhabljaku ky fshat i vendosur 1450 metra mbi nivelin e detit në një pllajë të jashtëzako­nshme më tërhoqi pa masë. Lumi Tara është bashkëshoq­ërues i udhëtimit, vend i cili gjatë pranverës deri në vjeshtë shfrytëzoh­et për raft- ing. Parku Durmitori me pishat e errëta gati në të zezë rrethon si për ta mbrojtur fshatin, i cili është shumë i ngjashëm si nga ushqimi, edhe nga zakonet me veriun e Shqipërisë. Madje, edhe njerëzit duket sikur ngjasojnë në tipare me malësorët tanë. Savin Kuk është qendra më e madhe e skijimit në Zhabljak, por ka edhe një në qendër, më të vogël. Zoran Shivoviç, drejtori i qendrës së skive në Savin Kuk thotë se janë dy teleferikë, tri pista dhe një tjetër posaçërish­t për fëmijë, duke shtuar se turizmi në këtë zonë është në rritje nga viti në vit. "Në Savik Kuk inauguruam edhe parkun e aventurave, që është shumë argëtues", thotë Shivoviç. Për Vanja Saroviç, që një degë të sajën e ka shqiptare, drejtoresh­ë e turizmit në Zhabljak, parku i Durmitorit i përmbush të gjitha kushtet për turizëm malor dhe Zhabljak, zona që ajo menaxhon po gjallërohe­t nga dita në ditë, ndërkaq që edhe turizmi veror malor është shumë i preferuar. Në Zhabljak ka më pak shqiptarë se në Kolashin dhe ata përbëjnë rreth 3 për qind të totalit, edhe pse ky vend ka bukuri të jashtëzako­nshme dhe çmime më të lira. Të akomodohes­h në hotel me 3 ose 4 yje me dy vakte brenda kushton nga 24 në 35 euro për person, ndërsa dhomat e vilat nga 1020 euro për person. Ushqimi në Zhabljak është i shijshëm, mishi ka aromë fantastike dhe të shkrihet në gojë, sidomos ai i tymosuri. Çmimet e një pjate variojnë nga 3 euro sallata, te 7 euro pjatat kryesore e kjo në restorante­t karakteris­tike të zonës. Edhe pse jemi kufitarë me Malin e Zi, mënyra e servirjes së turizmit është thuajse perfekte e sigurisht që shteti investon shumë në këtë drejtim. Zhelka Rado, drejtoresh­a e Agjencisë shtetërore të Turizmit në Malin e Zi na e përforcon idenë, duke thënë se 22 për qind i buxhetit të shtetit shkon për turizmin, ndërsa ata pretendojn­ë që në vitet e ardhshme të kapë 32 për qind. "Të ardhurat më të mëdha vijnë nga energjia, bujqësia dhe turizmi, ndaj synimi ynë kryesor është të kemi turizëm 365 ditë në vit", përfundon Zhelka Rado. Ndalesa e fundit në kthim ishte një drekë në "Hilton", në qendër të Podgoricës, hotelin luksoz ku qëndroi dhe zv. presidenti amerikan... dhe ky jo i pakapshëm për ne, pasi nga janari një dhomë dyshe kushton 90 euro...

 ??  ?? Anxhela Dugoviç, drejtoresh­ë e qendrës së skijimit në Kolashin Parku i aventurave në Savin Kuk
Anxhela Dugoviç, drejtoresh­ë e qendrës së skijimit në Kolashin Parku i aventurave në Savin Kuk
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Zoran Shivoviç, drejtori i qendrës së skive në Savin Kuk
Zoran Shivoviç, drejtori i qendrës së skive në Savin Kuk
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania