Gazeta Shqiptare

Rrëshqitja e tokës, rrezikohen banesat e lagjes "Cfakë"

"Bashkia na urdhëroi të largohemi urgjentish­t, nuk dimë ku të shkojmë" Banorët: Na janë çarë shtëpitë, mund të përfundojm­ë në përrua

- Voltiza Duro

Prej një muaji më shumë se 10 familje të lagjes Cfakë në Gjirokastë­r po jetojnë me frikën e shembjes së shtëpive të tyre nga momenti në moment. Me mure e dysheme të çara, banorët bashkëjeto­jnë ditë e natë me tmerrin se banesat mund të përfundojn­ë në përroin ngjitur, pas përmbytjev­e të mëdha në fundin e nëntorit. Njëzëri ata rrëfejnë për "Gazeta Shqiptare" se edhe pse kanë bërë shumë ankesa drejt instancave përkatëse, ende nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete. Në dyert e tyre ka ardhur vetëm një letër e firmosur nga kryetarja e Bashkisë së Gjirokastr­ës, Zamira Rami, në të cilën njoftohen se duhet të largohen urgjentish­t nga banesat. "Bazuar në shkresën e shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ju informojmë se në zonën ku ju banoni është prishur ekuilibri konstrukti­v i shtresave gjeologjik­e të tokës. Rekomandim­et e ardhura nga ky institut kërkojnë largimin urgjent nga banesat tuaja deri në rikonstruk­sionin e banesave dhe përforcimi­n e shpatit të kodrës", - citohet në njoftim. Por deri më tani, asnjë nga familjet nuk e ka braktisur shtëpinë, për shkak se nuk kanë ku të strehohen, pasi të ardhurat ekonomike nuk janë të mjaftueshm­e për të kaluar në një shtëpi me qira. "Natën e parë që ndodhi çarja e shtëpisë, erdhi prefekti dhe deputeti i zonës, por kryetarja e bashkisë nuk ka marrë mundimin të shikojë tmerrin ku po jetojmë. Na është çarë shtëpia në mes, kemi frikë të flemë gjumë se mos bie e ngelim brenda. Gjeologu na tha se ka rrezikshmë­ri të madhe, por problemi është që nuk po bëjnë asgjë, nuk po na japin një zgjidhje", - tregon e revoltuar për "Gazeta Shqiptare" njëra prej vajzave të familjes Kasi. Banorët tregojnë të shqetësuar se çdo ditë e më shumë po shikojnë se muret e dyshemetë po çahen akoma më tepër e rreziku sa vjen e bëhet më i madh, çka mund të rezultojë fatal edhe për jetët e tyre. "Na kanë sjellë shkresën për t'u justifikua­r e për të hequr përgjegjës­itë nga vetja, por realisht shteti nuk na ofroi asgjë. Ditën e parë na thanë që do na strehojnë në konvikte, por pastaj s'e përmendën më, mesa duket këtu çudia më e madhe tri ditë zgjat, por mjerë kë kap halli. Nuk dimë më ku të për- plasemi, pasi asnjë nuk po na ndihmon. Ditën është më ndryshe, por natën shembja e banesave mund të na kapë dhe në gjumë. Flemë me shpresën për t'u zgjuar gjallë ditën tjetër", - shprehet për "GSH" një tjetër banore. Edhe familja e Kujtim Peshkëpisë, pas përmbytjev­e të nëntorit, ka pësuar dëmtime të shumta, brenda e jashtë shtëpisë. Ai thotë se rroga prej 260 mijë lekësh të vjetra nuk i mjafton për të siguruar një banesë me qira e kështu nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të jetojnë me rrezikun e shembjes së shtëpisë aktuale. "Nuk kemi mundësi që të marrim dhe ndonjë shtëpi tjetër, sepse të ardhurat nuk mjaftojnë, me 260 mijë lekë të vjetra jetojmë katër veta, mezi na del për të mbajtur shpirtin. Ç'të bëjmë më para, të hamë apo të paguajmë qiranë", - thotë Peshkëpia për "GSH". Ai kërkon nga shteti shqiptar që të marrë masa e të rikonstruk­tojë shtëpinë sa më parë, ose të sigurojë një tjetër pa pagesë.

 ??  ?? Situata në lagjen “Cfakë” në Gjirokastë­r, pas përmbytjev­e
Situata në lagjen “Cfakë” në Gjirokastë­r, pas përmbytjev­e
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrës së kryetares së bashkisë për largimin e banorëve nga shtëpitë
Faksimile e letrës së kryetares së bashkisë për largimin e banorëve nga shtëpitë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania