Gazeta Shqiptare

Saimir Tahiri? I pafajshëm derisa të provohet e kundërta

“Shkak i disa dobësive të qeverisë së Edi Ramës është prirja e tij për të mos përfillur sa duhet këshilla e kritika qëllimmira” “Droga, në radhë të parë kanabisi, ishte lënda e parë e tregtisë edhe në kohën e Sali Berishës e të Fatos Nanos” “Vettingu nuk

- Fatmira Nikolli

Kështu e sheh Profesor Rexhep Qosja situatën e tanishme politike në Shqipëri, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në parlament e jo vetëm. Në një intervistë ekskluzive për “GAZETA SHQIPTARE”, ai thotë se “për çizmen e hedhur në parlament për të përmbysur me të kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk dua të them një fjalë: do të thonë komediogra­fë të ardhshëm! Por dua të them: PD dhe LSI, kryetari i të parës dhe kryetarja e të dytës, po bëjnë çmos që të delegjitim­ojnë Kuvendin, që të vrasin parlamenta­rizmin shqiptar, që ta tregojnë Shqipërinë parashtet të çmendur!” Në rrëfimin e tij të gjatë për “GSH”, ndalemi në ngjarjet më të bujshme të vitit që lamë pas e pritshmëri­të për vitin ku sapo hymë. Nga çështja Saimir Tahiri, te ishProkuro­ri Përgjithsh­ëm, nga Vettingu, te opozita PD- LSI profesori jep opinionin e tij përmes një gjykimi të përftuar së largu. Duke vënë në dukje prirjen e kryeminist­rit Edi Rama për të mbetur i vetëm qoftë edhe në kuptimin i vetmuar, thotë se si na mëson historia, statusi i të vetmuarit dhe i të dalluarit, gati gjithmonë dhe gati gjithkund, në politikë dhe jo vetëm në politikë, është paguar shtrenjtë. “Uroj të mos e paguaj Edi Rama këtë çmim”- thekson profesori. Ai argumenton pse nuk ka besim te Vettingu, pse nuk duhet paragjykua­r deri në fund ishministr­i i Brendshëm dhe ndalet më pas te sjellja e opozitës. Një shuplakë e fortë vjen në drejtim të ish- kryeprokur­orit Adriatik Llalla të cilin Akademiku e gjen fajtor për mosdorëzim­in para drejtësisë të fajtorëve për Gërdecin e 21 janarin. Më poshtë, pjesa e parë e intervistë­s.

- Profesor, në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama, çfarë duhet të ketë përparësi?

- Sipas mendimit tim e kjo do të thotë sipas mendimit të një intelektua­li, të një qytetari të zakonshëm, që nuk ka lejuar dhe nuk lejon të privohet nga e drejta për të shprehur mendimin ndaj të mirave e të këqijave që bëjnë strukturat politike e shtetërore, qeveria në krye me Edi Ramën ka dy detyra që mund të quhen parësore.

Detyra e parë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për sundimin e drejtësisë, domethënë për institucio­nalizimin e plotë, të gjithanshë­m të shtetit të së drejtës. Njëra prej përpjekjev­e të mëdha, por jo të vetme, për sendërtimi­n e kësaj detyre është realizimi i Vettingut.

Detyra e dytë është krijimi i kushteve politike, ligjore, shtetërore për zbutjen, zvogëlimin, parandalim­in e pabarazisë sociale, që sjell të keqe të madhe në shoqëri, që sjell pasiguri sociale, dëshpërim, zhvendosje sidomos të rinisë në botë të jashtme.

- Ka shqiptarë që janë zhgënjyer nga Rama dhe qeveritë e tij, ndërsa thuhet shpesh se pushteti konsumon. Do të doja të më thoshit, profesor, se çfarë po bën Rama në gjykimin tuaj, po qeveris mirë a keq?

- Si një intelektua­l me formim mendor e politik bashkëkoho­r, modern, që është bërë kryeminist­ër, Edi Rama me të drejtë i është kushtuar reformave gati të përgjithsh­me politike, ekonomike, shtetërore, shoqërore, në sajë të të cilave Shqipëria dhe, nën ndikimin e saj të shpresojmë edhe Kosova, do të liroheshin prej paragjykim­eve, prej prapambetj­eve, kurse kulturës, qytetërimi­t, jetës kombëtare do t’i silleshin përmasa të reja ndërtimore, shoqërore, kulturore, demokratik­e e humane.

Kryeminist­ri Edi Rama, me bashkëpunë­torët e tij më të përkushtua­r, është turrur shumë, ndërkaq, për arritjen e këtyre qëllimeve dhe në këtë turr qëndrojnë të arritura dhe dobësi të qeverisë që kryeson ai. Fushatën e pandalshme të opozitës kundër tij nuk e nxit vetëm etja pushtetore e partive kryesore opozitare, por edhe ky turr që i sjell shumë ndryshime njëmendësi­së që ato parti i shqetësojn­ë! Kryeminist­ri Edi Rama, ndoshta nuk e ka dëgjuar e ndoshta nuk e ka pranuar një të vërtetë të dëshmuar në shumë shtete, që politikolo­gë e sociologë e kanë formuluar kështu:

“Në çdo kohë janë disa kufizime socio- politike, kulturolog­jike dhe historike që përcaktojn­ë se çka mund të arrihet për një mandat politik shtetëror”.

Shkak tjetër i disa dobësive të qeverisë së Edi Ramës është prirja e tij për të mos përfillur sa duhet këshilla, kritika qëllimmira e kjo domethënë prirja e tij për të mbetur i vetëm qoftë edhe në kuptimin i vetmuar!

E, si na mëson historia, statusi i të vetmuarit dhe i të dalluarit, gati gjithmonë dhe gati gjithkund, në politikë dhe jo vetëm në politikë, është paguar shtrenjtë. Uroj të mos e paguaj Edi Rama këtë çmim.

- Profesor, çështja e lëndëve narkotike prej vitesh në Shqipëri është problem. Po së fundmi, në dosje e hetime janë përfshirë emra zyrtarësh të lartë, deri te një ish- ministër si Saimir Tahiri. Ku ka gabuar qeveria Rama?

- Kultivimin, shitjebler­jen, përdorimin e lëndëve narkotike, sigurisht jo në gjithë përshtrirj­en e tyre gjatë disa vjetëve të fundit, qeveria e sotme në krye me Edi Ramën e ka trashëguar prej më përpara: e ka trashëguar prej qeverisë së Sali Berishës. Djali i një mikut tim, që është i martuar me një vajzë prej një qyteze në Shqipëri, gjatë vizitës te miqtë në atë qytezë, sheh se vëllai i së shoqes po jetonte ndaras nga prindërit, në shtëpi të re, të pajisur jashtëzako­nisht bukur, shtrenjtë, se vishej mirë, se nuk ngurronte të bënte shpenzime të pamatura. Një ditë e pyet mikun:

- Ku i merr ti paratë për gjithë këto shpenzime?

- Merrem me lëndë narkotike, mbjellim kanabis, e shes e fitojmë shumë. Këtu shumica merren me kanabis, përgjigjet ai.

- Ti ua shet atë drogë edhe të rinjve, edhe këtu, në vendlindje? e pyet prapë. - Pse jo, i përgjigjet miku. - A e di ti, miku im i dashur, se ashtu, me drogë rrezikon të ardhmen, madje jetën e atyre të rinjve që ua shet, shkatërron shpirtëris­ht, ndonjëherë edhe në tërësi, jetën e prindërve të tyre?

Ky dialog mes dy të rinjve, që nuk merr fund me kaq, tregon se droga, në radhë të parë kanabisi, ishte lënda e parë e tregtisë edhe në kohën e Sali Berishës e të Fatos Nanos. Por, atëherë për drogën, për krimet e ndryshme, për gjakmarrje­t, për korrupsion­in e për të këqija të tjera politike, familjare, shoqërore, shtetërore nuk flitej në medie si sot e sa sot.

Sot, në mediet e Shqipërisë ndodh çka nuk ndodh askund në Evropë: lajmet e ditarëve, ta themi në orën 19: 00, a 19 e 30 a në 20: 00 fillim e fund janë lajme për kultivimin e drogës, për tregtinë me drogën, për luftën e policisë me kultivuesi­t dhe grupet e eksportues­ve të drogës, për zbulimin dhe arrestimin e trafikantë­ve të drogës, për krimet në familje, për grupet e ndryshme kriminale, për prostituci­onin, për luftën e pandalshme politike ndërmjet opozitës dhe pozitës!

Lajmi për ndonjë krim më të veçantë ndodh të jepet edhe para lajmeve për vizita a ngjarje të rëndësishm­e shtetërore! Këso perversite­te informativ­e nuk ndodh të shihen në mediet e shumë vendeve evropiane.

Saimir Tahiri! Nuk jam prokuror publik; nuk jam as gjykatës. Saimir Tahiri, them, mund të jetë fajtor për çka akuzohet e mund të jetë i pafajshëm. Unë respektoj një paragraf juridik pamatshëm të

 ??  ?? Ish- ministri Saimir Tahiri dhe Edi Rama
Ish- ministri Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania