Gazeta Shqiptare

Kontrollet në skaner, bizneset dhe pasagjerët braktisin portin e Durrësit

Drejtori Artjan Qirici: Radhët dhe vonesat kanë sjellë situatë të rëndë në ekonominë e portit Katër supertrage­te nisen bosh drejt Italisë

-

Radhët e gjata dhe vone sat e nisjes së kamion ëve me mallra kanë tkurrur të ardhurat në portin e Durrësit, i cili është më i madhi në vendin tonë. Një situatë e tillë është shkaktuar nga kontrollet që bëhen në skanerin e këtij porti për çdo mjet që del. Kjo me urdhër të policisë dhe të doganës. Të pakënaqur nga vonesat dhe dëmi ekonomik që po u shkaktohet, shumë biznese po braktisin portin e Durrësit, duke gjetur rrugë të reja për transporti­n e mallrave të tyre. Ndërkohë që edhe pasagjerët po e braktisin këtë port. Mësohet se mbrëmjen e së martës, në pikun e fluksit, nga porti i Durrësit janë nisur drejt Italisë katër tragete. Pritshmëri­të e autoritete­ve kanë qenë të mëdha përsa i përket numrit të pasagjerëv­e dhe të mallrave nga kjo pikë kufitare, por efektet e radhëve të gjata në skaner janë ndjerë në fluksin e këtij fundviti. Rreth 1800 pasagjerë janë nisur me katër tragete gjigante, që operojnë në linjat Durrës- Bari të kompanive të lundrimit. 405 kanë qenë autovetura, ndërsa 67 kanë qenë kamionë që janë nisur. Ky, një numër shumë i vogël dhe i papër- fillshëm për kapacitete­t përpunuese që ka porti i Durrësit dhe kapacitete­t që kanë në shërbim kompanitë e lundrimit. Të dhënat janë bërë me dije për "Gazeta Shqiptare" nga Kapiteneri­a e portit të Durrësit.

1800 pasagjerë pritej që të kishte vetëm një prej trageteve që operon në këtë linjë, ndërsa të katër tragetet kanë ndarë këtë numër, duke e bërë të papërfills­hëm numrin total të pasagjerëv­e që kanë zgjedhur të kalojnë në vendet e tyre të punës nga pika kufitare e portit të Durrësit. As veturat dhe as kamionët e mallrave nuk kanë qenë në pritshmëri, duke bërë që ky të jetë në vit jo i mirë përsa i përket të ardhurave për portin më të madh të vendit. Kjo është periudha kur pritej fluksi i nisjes së emigrantëv­e për në vendet e tyre të punës, por siç shihet ata kanë zgjedhur rrugën tokësore nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit apo edhe linjave ajrore me aeroportin.

REAGIMI I KREUT TË PORTIT

Në një prononcim për me- diat, drejtori i portit të Durrësit, Artjan Qirici deklaroi se "kontrollet e bëra në skaner të të gjithë mjeteve edhe të atyre që nuk kanë risk, kanë sjellë situatë të rëndë për ekonominë e portit. Porti i Durrësit jo vetëm që ka humbur konkurrenc­ën me portin e Selanikut, por edhe me të Barit në Mal të Zi". Gjithashtu, kreu i portit tha se është vënë në dijeni edhe ministri i linjës, Damian Gjiknuri, nga i cili kërkohet një zgjidhje e shpejtë, pasi në të kundërt subjektet e biznesit do të braktisin përfundimi­sht këtë port. Për çdo natë, në portin më të madh të vendit, radha e kamionëve për të hyrë në terminal është disa kilometra. Kamionët e ngarkuar me mallra presin me ditë për t'u nisur nga port për shkak të kontrollev­e, ndërsa çdo vonesë përkthehet në kosto për biznesin që operon nga ky port. Nga ana tjetër, Qirici bëri me dije se Autoriteti Portual i Durrësit ka vendosur që në muajin e parë të këtij viti të ripozicion­ojë skanerin në portin e Dur- rësit. Kjo masë është marrë pas shumë problemati­kave të theksuara, me të cilat janë ndeshur bizneset në këtë port gjatë vitit 2017, por njëkohësis­ht për të krijuar edhe një korridor të sigurt për kamionët e transporti­t të mallrave. "Skanimi i detyrueshë­m i të gjitha mjeteve ka krijuar jo pak radhë tek të gjithë kamionët që nisen për eksport në Itali të ngarkuar me mallra, por njëkohësis­ht si rezultat i amullisë së madhe që krijohet nga vonesat, porti i Durrësit bllokohet. Ne kemi një projekt që do ta vëmë në zbatim muajin e parë të vitit. Një shesh prej 10 mijë metra katrorë do të jetë në dispozicio­n të skanerit. Pas tij, do të vendosim një korridor të posaçëm për kamionët që dalin për eksport, sepse duam të shmangim radhët që krijohen", tha Qirici.

 ??  ?? Artjan Qirici, drejtor i portit të Durrësit
Artjan Qirici, drejtor i portit të Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania