Gazeta Shqiptare

Dhunuan një person, ndalohen dhe më pas lirohen dy djemtë e Azem Hajdarit

-

SHKODËR - Dy djemtë e liderit të dhjetorit dhe një nga themeluesi­t e Partisë Demokratik­e, Azem Hajdarit janë ndaluar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një personi. Mësohet se 32- vjeçari Kirjald Hajdari dhe vëllai i tij 19- vjeçar, Azem Hajdari janë ndaluar më 2 janar të këtij viti në Muriqan, sepse ishin shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit ka ndodhur më 27 dhjetor të vitit që shkoi te "Varrezat e Dëshmorëve" në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia, vëllezërit Hajdari kanë rrahur shtetasin Mikel Eduart Margjeka. Ndërkohë, pas konsultimi­t me prokurorin­ë dhe kryerjes së veprimeve procedural­e, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Ndërkaq, mësohet se ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe Margjekës, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit. Në kallëzimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, Mikel Margjeka ka thënë se është goditur disa herë nga dy vëllezërit Hajdari, pranë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Policia i ka shpallur në kërkim të rinjtë, pasi nuk i ka gjetur në banesën e tyre. Prandaj ata u ndaluan në pikën kufitare të Muriqanit dhe më pas u liruan me urdhër të prokuroris­ë. Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre, Fatmira Hajdari në momentin që u ndaluan nga policia kufitare e Muriqanit. Pasi u morën në pyetje, dy vëllezërit kanë pranuar konfliktin, por kanë thënë se nuk e kanë dhunuar Mikel Margjekën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania