Gazeta Shqiptare

KLSH kallëzon në prokurori ish- kreun e Prokurimev­e

Shkeljet në Prokurimet Publike

-

Kontrolli i Lartë i Sh tetit kallëzon në prokurori ish- kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik. Gentian Kerri, dy ish- anëtarë dhe dy anëtarë aktualë të këtij institucio­ni akuzohen se i kanë shkaktu- ar buxhetit të shtetit një dëm prej 248,868,262 lekësh. Përmes një njoftimi për shtyp, KLSH bën të ditur se nga auditimi rezultoi që Komisioni i Prokurimit Publik në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave të operatorëv­e të ndryshëm ekonomikë ( pjesëmarrë­s në procedurat e prokurimit) ka vendosur me pa të drejtë kualifikim­in dhe shpalljen fitues të oper- atorëve ekonomikë të skualifiku­ar nga KVO- të si dhe skualifiki­min me pa të drejtë të disa operatorëv­e ekonomikë të shpallur si fitues në procedurat e prokurimit. Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikoj­ë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik, me ofertën më të lartë, ndërkohë që asnjëri prej operatorëv­e ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikue­se. "Për tri nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuar­a me shkelje nga auditimi i KLSH- së, KLSH me shkresën nr. 859/ 7, datë 31.12.2017 i ka përcjellë organit të Prokuroris­ë kallëzim penal ndaj ish- kryetarit të KPP- së ( G. K.) si dhe dy prej ish- anëtarëve ( S. K., J. H.) dhe dy prej anëtarëve aktualë ( L. G. dhe H. B.) të këtij institucio­ni me akuzën e ' Shpërdorim­it të detyrës' dhe ' Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike'. KPP ka shpërfillu­r në mënyrë flagrante dokumentac­ionin bashkëlidh­ur ankesave të operatorëv­e ekonomikë, si dhe atë të operatorëv­e të tjerë ekonomikë, ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargument­uar në kualifikim­in dhe skualifiki­min e tyre, kjo e konfirmuar në një rast edhe nga vendimmarr­ja e Gjykatës Administra­tive, Tiranë", - thuhet në njoftimin e KLSH- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania