Gazeta Shqiptare

Lame: Procesi i legalizime­ve mbyllet brenda dy viteve

Ligjet për pronat, po përgatiten ndryshime për ligje që datojnë nga viti 1990 Flet drejtori i ALUIZNI- t: Shpërndahe­n 3 mijë leje në muaj

-

mund të legalizohe­t. Më pas do të vazhdojë procesi me njësinë vendore për pjesën që mbetet se si do të veprohet. Zonat informale kanë përfunduar në masën dërrmuese.

Jeni zgjedhur pak kohë më parë si anëtar bordi i Hipotekës. Çfarë do të ndryshojë në institucio­net e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e?

Kjo VKM kishte të bënte me emërimin tim si kryetar i këtij bordi në funksion të një versioni, që ka qenë në 2013- ën për integrimin e institucio­neve të pronësisë në një të vetme. Me të thënë të drejtën, është një barrë realisht e madhe, nuk është se po merr një bakshish. Situata në të gjithë korpusin e regjistrim­it të pasurive, në të gjithë korpusin e dhënies së pronësive në Shqipëri është jashtëzako­nisht e rëndë. Është një proces i akumuluar prej rreth 25 vjetësh dhe nis që në vitin 1991 me ndarjen e tokës me ligjin 7501, regjistrim­i i AMTP, regjistrim­it të oborreve etj. Janë në gjendje shumë të rëndë. Duhet të kuptojmë të gjithë se për fat të keq do vazhdojnë të kenë ankesa dhe probleme, sepse janë gjëra që nuk mund të zgjidhjen në një ditë. Situata është shumë e rëndë dhe shumë e akumuluar në një çerek shekulli dhe nuk mund të zgjidhet për një ditë, por do të zgjidhet për një afat të shkurtër. Që në ditët e para qytetarët do të ndjenë ndryshimin në zyrat e kërkesave dhe ankesave që kanë lidhje drejtpërdr­ejt me qytetarët. Pra, shërbimi do të ketë ndryshim rrënjësor, duke nisur që nga kontakti me qytetarët. Ajo që do të kërkojë shumë kohë është që malli që tregton hipoteka, materiali që ofron Hipoteka është i kalbur. Është kalbur hartografi­a, është kaotik materiali që ka Hipoteka. Kjo kërkon kohë, që do të thotë brenda këtij mandati. Kërkoj bashkëpuni­min e qytetarëve, të cilët do të shohin shumë shpjet ndryshimin në sportelet e Hipotekës. Nuk ka ekonomi stabël, pa pasur sistem pronësie të sigurt.

Si po vijon procesi për emërimin e drejtorëve të rinj pranë ALUIZNI- t dhe Hipotekës?

Ajo që bëri kryeminist­ri vjet me të gjithë grupin e drejtorëve të Hipotekave ishte një mesazh shumë i qartë. Ndoshta në dijen time, edhe unë mund të kisha ndonjë frenim, ndoshta jo të 40 drejtorët mund të meritonin të ikin në shtëpi, ndoshta jo të "Natyrisht, nuk jemi në ritmin e pikut, siç ishte në gjysmën e parë të vitit që lamë pas, ku norma ishte 4 mijë, 5 mijë legalizime në muaj. Tashmë nuk ai ritëm. Tani jemi në rreth 3 mijë legalizime në muaj dhe këto familje marrin certifikat­ën e pronësisë. Brenda dyvjeçarit të parë të këtij mandati mbyllet procesi i legalizime­ve për gjithçka që mund të legalizohe­t. gjithë drejtorët ishin ' delja e zezë', por ' delja e zezë' ishte ky institucio­n. Hipoteka është ' delja e zezë' e sistemit të pronësisë në Shqipëri, që pengon pastaj të gjithë sistemin ekonomik në çdo fushë. Nga kjo pikëpamje, ishte një mesazh i qartë. Të mos harrojmë që nga atëherë kanë kaluar goxha muaj, ka përfunduar një proces i gjatë dhe shumë i detajuar i konkurrimi­t të drejtorëve të rinj. Ka nisur konkursi dhe emërimi i drejtorëve të rinj të ALUIZNI- t, ku janë gjithsej 60 zyra që lidhen mes ALUIZNI- t dhe Hipotekës, që do të kenë drejtuesit e rinj, stafet e reja dhe do të ndjenë fort presionin nga lart për t'u përgjigjur qytetarëve. U them stafeve së të gjithë piramidës të ALUIZNI- t dhe Hipotekës: Mbaroi epoka kur qytetari ishte peshku i radhës për t'u kapur në grep. Thirrini mendjes se ka kohë që nga i pari tek fundit, përveç drejtorëve të sapoemërua­r, ka ardhur momenti të ulin kokën për t'u shërbyer qytetarëve. Nuk do të falet askush që nuk u shërben qytetarëve.

Janë 28 mijë leje legalizimi, të cilat janë regjistrua­r në Hipotekë. Ka ndonjë problem me këtë proces?

Një nga arsyet e grumbullim­it të institucio­nit të pronave do të funksionoj­në si një zinxhir, pa i thënë më qytetarit shko të kjo derë dhe tek ajo derë.

Po përgatiten një sërë ndryshimes­h ligjore në legjislaci­onin për pronat. A kanë përfunduar ndryshimet?

Ende nuk kanë përfunduar. Po flasim për një mori ligjesh, që datojnë që nga 1991 dhe për ligje që para vitit 1990. Problemet nisin që me oborret që janë marrë në vitet ' 60-' 70, që s'kanë marrë ende tapitë. Janë mijëra familje brenda qyteteve që presin ligjin. Të gjitha problemet me pronat do të rregullohe­n me ligjet, ose ndryshimet ligjore që po hartohet nga një grup pune, i cili më pas do t'i shkojë për shqyrtim Kuvendit.

A do të ketë lehtësira për objektet e palegalizu­ara?

Lehtësira të tjera nuk ka, se s'ka më çfarë lehtësiras­h të bëjë shteti. Duhet vetëm që qytetarët të bashkëpuno­jnë me ne për të përmbyllur të gjithë procesin.

 ??  ?? Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame
Kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania