Gazeta Shqiptare

ALUIZNI publikon listën me 1377 pronarët që marrin tapitë

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, 300 milionë lekë për pronarët Përfituesi­t në Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier, Vlorë e Shkodër

-

ALUIZNI publikon listën me emrat e personave që kanë gati tapinë për tokën ku kanë ndërtuar pa leje dhe shumat e kompensimi­t për pronarët që u është zënë trualli. Vlera në total e kompensimi­t arrin në afro 300 milionë lekë. Përfituesi­t janë thuajse në të gjithë vendin. Qeveria ka vendosur miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1377 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuar­a, të cilët kanë gati tapinë për truallin. Sipas vendimit mësohet se për qarkun Dibër numri i parcelave ndërtimore është 39 me sipërfaqe të përgjithsh­me 6 976 m ² , për qarkun Durrës numri i parcelave ndërtimore është 10, me sipërfaqe të përgjithsh­me 2 744 m ² dhe për qarkun Elbasan ( ZVRPP- të Elbasan, Librazhd dhe Peqin), numri i parcelave ndërtimore është 185 me sipërfaqe të përgjithsh­me 57 423 m ² . Për Tiranën, ( ZVRPP- të Tiranë dhe Kavajë), numri i par- celave ndërtimore është 684 me sipërfaqe të përgjithsh­me 189 039 m ² dhe për qarkun Korçë numri i parcelave ndërtimore është 12 me sipërfaqe të përgjithsh­me 3 687 m ² . Ndërkohë për qarkun Fier ( ZVRPP- të Lushnjë dhe Fier), numri i parcelave ndërtimore është 5 , me sipërfaqe të përgjithsh­me 1 377 m ² dhe për qarkun Vlorë ( ZVRPP- të Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 81, me sipërfaqe të përgjithsh­me 30 304 m ² . Në qarkun Shkodër numri i parcelave ndërtimore është 16 me sipërfaqe të përgjithsh­me 2 847 m ² .

Masa e kompensimi­t financiar për pronarët e pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e legalizuar­a, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP- ve, është 20 787,98 m ² dhe vlera totale e kompensimi­t financiar është 298 515 448,9 lekë.

PRANIMI I KËRKESAVE

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës, kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i Përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mos përfshirje­s.

DOKUMENTET

Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në për- puthje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial duhet të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­arë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania