Gazeta Shqiptare

Dorëheqja e radhës te Lëvizja për Vetëvendos­je, largohet Dardan Sejdiu

Dënimi me burg i 4 deputetëve, VV "humb" mandatin e tretë

-

Dardan

Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendos­je. Një vendim të tillë nënkryetar­i i Partisë për Vetëvendos­je e ka dhënë edhe nëpërmjet një letre të dërguar partisë në të cilën bën pjesë. Pasi i ka dërguar një letër, ku mësohet se ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetar­it të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithsh­ëm të Lëvizjes Vetëvendos­je, ka njoftuar, gjithashtu, se veprimin e tij politik do ta

vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV- së. Gjithashtu, së fundi kanë dhënë dorëheqjen edhe Visar Ymeri dhe Aida Dërguti, nënkryetar­ja e kësaj partie.

Pas dërgimit të letrës nuk ka pasur ende asnjë reagim nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky i fundit ka thënë se është diskutuar për dorëheqjet tjera, por kjo e Sejdiut erdhi vonë. "Nuk u diskutua, sepse ajo ka ardhur me vonesë. U diskutuan dorëheqjet e tjera dhe u vendos që këto gjëra të diskutohen në kryesi në mbledhjet e radhës", - tha Ahmeti, duke lëshuar mbledhjen e kryesisë për të vazhduar në një mbledhje në komunë, raporton KTV. Sejdiu shpjegon se dorëheqja vjen në shenjë proteste ndaj zhvillimev­e të fundit në lëvizjen Vetëvendos­je, duke theksuar se shpreh keqardhje për problemati­kat brenda kësaj force politike. Ndërkohë, kryesia e Vetëvendos­jes është mbledhur për të diskutuar mbi largimet e fundit. Dorëheqja e Sejdiut, që vjen pas asaj të kryetarit Visar Ymeri, tregon se në grupin anti- Kurti është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi, siç dihet, Sejdiu është bashkëpunë­tori i tij më i ngushtë politik prej vitesh, dhe lëvizja e njërit, nënkupton edhe lëvizje të tjetrit.

 ??  ?? Dardan Sejdiu
Dardan Sejdiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania