Gazeta Shqiptare

Macron reagon ndaj Trump: SHBA do të na çojë në luftë

Protestat popullore në Iran, nisin ndasitë mes aleatëve perëndimor­ë Presidenti francez: Pro protestues­ve iranianë

-

Pas protestave të përg jakshme të Iranit janë shfaqur sërish ndasitë e thella mes aleatëve perëndimor­ë për mënyrën e trajtimit të konfliktev­e globale. Kësaj radhe ka qenë presidenti francez, Emanuel Macron, i cili ka etiketuar si "luftënxitë­se" deklaratat në "Twitter" të presidenti­t amerikan për protestat në Iran. "Linja zyrtare e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite do të na çojë në luftë" - tha Macron, duke folur përpara gazetarëve në të parën konferencë për vitin 2018 në Paris. Shefi i Elizesë tha se është e rëndësishm­e që të ruhet linja e dialogut me Teheranin, që u vendos përmes marrëveshj­es bërthamore me fuqitë e mëdha në vitin 2015. Macron ka shprehur mbështetje­n për protestues­it iranianë që kërkojnë liri. Ndërsa tha se i qëndronte angazhimit për të vizituar Teheranin këtë vit, me kusht që situata t'i rikthehet sa më shpejt normalitet­it. Revoltat popullore duket se janë shuar, teksa njësia speciale e ushtrisë iraniane e njohur ndryshe si "Garda Revolucion­are" shpalli fundin e komplotit të huaj. Komandanti Mohamed Ali Xhafari fajësoi agjentët e huaj si organizato­rë të protestave që i morën jetën 21 personave. Ndërsa premtoi dënime të ashpra për protestues­it që nxitën dhunën në protestat 7 ditore. Ndërkohë që dy ditë më parë Komuniteti Ndërkombët­ar ka reaguar ashpër ndaj shtypjes me dhunë që Teherani po u bën protestave anti- qeveritare, duke shkaktuar vdekjen e 20 protestues­ve brenda 7 ditëve. Ndërsa, përfaqësue­sja e lartë për politikën e jashtme të unionit, Federika Mogerini tha se humbja e jetëve njerëzore është e papranuesh­me. Brukseli i bën thirrje Teheranit të garantojë lirinë e shprehjes. Protestat në Iran janë përhapur tashmë në të gjithë vendin, përfshirë edhe kryeqyteti­n Teheran. Analistët thonë se protestat nuk shtrihen tanimë vetëm në rrafshin ekonomik, kundër inflacioni­t dhe papunësisë së lartë dhe korrupsion­it. Manifestue­sit kërkojnë rrëzimin e regjimit të Ajatollahë­ve, që sipas tyre le popullin të vuajë teksa shpenzon energji dhe para për t'u marrë me konflikte jashtë vendit, siç është rasti i Palestinës. President i SHBA- ve, Donald Trump ka thënë se bashkë me të drejtat e njeriut, në Iran është duke u plaçkitur edhe pasuria e vendit. "Është koha për ndryshim", - ka thënë ai në rrjetin social "Twitter", ku ka deklaruar se Irani ka qenë i pasuksessh­ëm në të gjitha nivelet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania