Gazeta Shqiptare

Libër për një mendjendri­tur

-

shqiptarët siç e kanë parë njerëz të tillë të mëdhenj’. Ky quhet ndryshe dhe ‘ pushteti i butë’ i kombeve të vegjël në marrëdhëni­et ndërkombët­are, teoria moderne e njohjes së kombeve të vegjël nëpërmjet pafundësis­ë universale të vlerave shpirtëror­e, kulturore historike të njerëzimit dhe mjeti për promovimin e tyre në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Kjo teori e përpunuar prej Joseph Nay Jr, konfirmon se edhe kombe të vegjël, si Shqipëria nëse dinë të përdorin mirë trashëgimi­në e tyre shpirtëror­e, kulturore dhe historike mund të bëhen interesant­e përpara kombeve të tjera dhe të arrijnë synimet e tyre në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Kjo është dhe arsyeja përse presidenti amerikan Herbert Hoover, caktoi në Shqipëri si përfaqësue­s të tij një nga njerëzit me përvojën më të pasur me një emër të madh në gazetari, politikë, art e kulturë, një intelektua­l par excellence, një luftëtar të paepur të një çështjeje të madhe, jo vetëm për një komb, por për të gjithë njerëzimin: hebraizmin.

Bernstein dhe çështja e mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri.

Herman Bernstein kishte një ndikim të jashtëzako­nshëm te lobi hebraik në SHBA, i cili ka luajtur përherë një rol shumë të rëndësishë­m në zgjedhjen e presidentë­ve amerikanë të paktën prej asaj periudhe. Duhet thënë se Amerika e atëhershme nuk ishte aspak ajo e sotmja ku respektohe­n të drejtat e bashkësive të ndryshme. Gjurmët e antisemiti­zmit në Europë kishin filluar të shfaqeshin dukshëm. Edhe Amerika vetë, edhe pse vend i formuar nga emigrantët pati dhënë shembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirë në raport me hebrenjtë e asaj kohe. Bernstein ishte i njohur si mbrojtës i paepur i çështjes së hebraizmit dhe ndërtimit të një shteti izraelit bashkë me njerëz të shquar nga fora hebraike, përfshirë dhe shkencëtar­in e madh A. Anjshtain. Ai mendonte të hapte një korridor mbrojtës për hebrenjtë e Europës të kërcënuar nga nazizmi, duke i vendosur ata diku në Ultësirën Perëndimor­e të Shqipërisë. Herman Bernstein është i pari titullar i lartë hebre që shfrytëzoi rrugën e diplomacis­ë, si një mënyrë për të shpëtuar popullin e tij në rrezik dhe për t’i shërbyer me devotshmër­i vendit që e mbështeste aq shumë këtë iniciativë. Diskutimet e Bernstein me Mbretin Zog në lidhje me mundësinë e vendosjes së një numri hebrenjsh nga Europa në Shqipëri, kanë pasur efektin e tyre në mbrojtjen e hebrenjve para dhe gjatë pushtimit italian dhe gjerman. Mbreti Zog u dha një porosi misioneve konsullore shqiptare në Europë, që të pajisnin me viza ata hebrenj të Europës, të cilët e shikonin Shqipërinë si mundësi shpëtimi. Kjo është dëshmia më e qartë e asaj vepre humane që arriti ambasadori Herman Bernstein me mbretin Zog në shpëtimin e hebrenjve, bazuar në ndjenja njerëzore të bashkëjete­sës ndërfetare si një model unik e shprehës i vlerave universale njerëzore.

Arsyeja që e thellonte më shumë besimin e tij për të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania