Gazeta Shqiptare

A do jetë 2018- a viti i drejtësisë?

-

të vitit të kaluar nuk ngrihej, pasi në mënyrë të çuditshme, e me sehirin e pozitës e opozitës, nuk arrinte të identifiko­nte një kandidatur­ë nga shoqëria civile, ai grup shoqëror, të cilin e kemi parë të protestojë disa herë për ecurinë e ngadaltë të ngritjes së organeve të vetingut, gjatë dy viteve të fundit.

Dukshëm, zhbllokimi i procesit me zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme është meritë e qartë e diplomatëv­e në Tiranë, të cilët pas kuintave ushtruan presionin e duhur. Nuk është rastësi që pas kësaj zgjidhjeje ndërkombët­are, ngritja e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë ( KLP), tashmë është vetëm çështje kohe. Është KLP organi që i hap rrugë ngritjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Njësia e posaçme Hetimore, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit ( BKH), pasi KLP emëron prokurorët e posaçëm, por edhe vetë drejtuesin e BKH.

Nga mënyra se si u përzgjodh kryeprokur­orja e përkohshme, shenjat janë se edhe drejtuesit e anëtarët e SPAK do kenë të njëjtën “vëmendje të posaçme” të misioneve të BE e SHBA, të cilat me ligj do monitorojn­ë punën e Prokuroris­ë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, në varësi të saj, të paktën për dy vjet.

Pra, i hapet rruga hetimit nga SPAK, e asistuar nga ekspertë ndërkombët­arë në terren, i çdo vepre penale apo korrupsion­i, janë 40 të tilla të parashikua­ra në ligj, që nga drejtuesit më të lartë në vend, Presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeminist­ri, ministrat, gjyqtarët kushtetues, vetë prokurori i përgjithsh­ëm, kryetarët e bashkive e deri tek të gjithë të zgjedhurit e tjerë, qendrorë a vendorë në institucio­net e pavarura publike, të krijuara me ligj a me Kushtetutë.

Pra, tashmë duket se këtë proces e kanë marrë në dorë ndërkombët­arët, të cilët i kanë kryer të paramendua­ra këto lëvizje nxitëse, duke bërë edhe paralajmër­imet e hapura sipas rastit, siç ishte ai për arrestimin e peshqve të mëdhenj nga ambasadori amerikan, Donald Lu.

Që ky proces duhet parë me pritshmëri të larta, e dëshmon edhe mungesa e entuziazmi­t edhe e mazhorancë­s, edhe e opozitës për këtë arritje të rëndësishm­e të reformës në drejtësi, falë së cilës u bë premtimi nga Brukseli. E duket se në 2018- ën, të gjitha gjasat janë, që përveç politikanë­ve as engjëj e as misionarë, shahistë apo amatorë, të shohim në rrjetë peshqit e mëdhenj abuzues, shumëngjyr­ësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania