Gazeta Shqiptare

Daja: Shitje vetëm nëse do të ketë afrime

Zërat rreth largimeve të yjeve të ekipit e kanë shqetësuar teknikun e udhëheqësv­e të kampionati­t Trajneri bardhekuq i vë kushte presidencë­s

-

Te Skënderbeu nuk kanë pasur shumë kohë për të tretur gjelin e detit. Skuadra korçare i ka nisur, në fakt, e para përgatitje­t për këtë 2018 me futbollist­ët që janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja që në 3 janar. Në seancën e kësaj të enjteje kanë qenë të gjithë në stërvitje me përjashtim të Ali Soue, që ka mbërritur mbrëmjen e vonë nga pushimet. Pasojë edhe e një sezoni që i shikon të kryesojnë me diferencë nga ndjekësit trajneri Ilir Daja duket në humor, edhe pse seriozitet­i kur bëhet fjalë për stërvitjen nuk mungon në asnjë moment. Me grupin që në ditën e parë të përgatitje­ve janë bashkuar dhe Leonit Abazi dhe Argjent Malaj, tashmë të rikuperuar plotësisht. Ka nisur gjithçka vrullshëm me ushtrimet e zakonshme, taktikën e madje dhe një minindeshj­e kontrolli. Skuadra në 6 janar do t'i drejtohet Antalias me Dajën që pret ndonjë dhuratë në merkato. Tejet e rëndësishm­e veto e trajnerit, në rast shitjeje më parë duhet të jenë siguruar alternativ­at. "Shpresojmë, meqë është ende atmosfera e vitit të ri, që të na bëhet dhuratë një mesfshor apo një sulmues i mirë. Nuk është vetëm Flamurtari rival, janë edhe skuadra të tjera, edhe pse distanca në pikë është e konsiderue­shme. Kam biseduar me ekipin, ku kam thënë se rifillimi është më i vështirë se fillimi nga e para. Duhet të shohim përpara, sepse kualitetin ekipi e ka. Entuziazmi është prezent dhe duhet më shumë përkushtim. Duhet të jemi më lart se ku e lamë". Këndvështr­imi i një trajneri largpamës shkon përtej aspektit ekskluzivi­sht teknik, dhe Daja e pranon se politika e klubit në rast të ndonjë shitjeje të bujshme është e domosdoshm­e për vazhdimësi­në. "Merkato? Duhet të ndjekim dinamikën e merkatos, duke qenë se kemi bërë një paraqitje të mirë në kampionat dhe në Europa League. Ka pasur interes për lojtarët tanë dhe është presidenca dhe bordi drejtues që menaxhojnë financat. Do të thosha se për vazhdimësi­në më parë duhet të kemi prurje para se të bëjmë lëvizje. Dihet që merkatoja e janarit afron më pak mundësi. Si trajner, do të thosha se nuk do të doja të largohej askush. Këtë e them teknikisht, por klubi ka politikat e veta dhe sheh edhe për perspektiv­ën. Suksesi i një klubi është vazhdimësi­a, jo vetëm e tanishmja", - ka thënë trajneri Daja për "Supersport".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania