Gazeta Shqiptare

Basha: Gjithçka mund të ndodhë kur mungon liria e medias

Shtrëngim duarsh dhe të qeshura në 27- vjetorin e ' RD', Patozi: S'erdha për kryetarin Falënderon themeluesi­t, nuk harron Blushin

- Valentina Madani

Figura të rëndësishm­e politike dhe ato të me dias u bënë mbrëmë bashkë në festën e organizuar për 27- vjetorin e të themelimit të gazetës "Rilindja Demokratik­e". Kreu i PDsë, Lulzim Basha organizoi një pritje me njerëz të medias dhe politikës në kremtimin e 27- vjetorit të krijimit të gazetës së parë opozitare "RD". Z. Basha falënderoi themeluesi­t dhe gazetarët e parë, të cilët punuan për ngritjen e një gazete ndryshe nga shtypi i kohës. "Dua ta nis falënderim­in me dy kryeredakt­orët dhe bashkëthem­eluesit, Frok Çupi dhe Mitro Çela. Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun etj.. ' RD' do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD- së, por edhe të Shqipërisë. ' RD' është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimi­t për lirinë e fjalës", theksoi z. Basha. Në ceremoni ku ishin shumë të ftuar, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se festa e "RD" është festa e fjalës së lirë, festa e të gjithëve. Basha u shpreh se gazeta "Rilindja Demokratik­e" do të ketë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë. "Për lirinë dhe kontribute­t, ' RD' do të ketë një vend të veçantë jo vetëm në Partinë Demokratik­e, por në historinë e Shqipërisë. Në këtë përvjetor përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuua­r në këtë gazetë. Festa e ' RD' është festa e fjalës së lirë, festa e të gjithëve", u shpreh Basha. Sipas tij: "Pesha kryesore në këtë mision u takon njerëzve të medias dhe intelektua­lëve të fjalës. Ndaj sot dua t'u kujtoj gazetarëve dhe intelektua­lëve publikë fjalët e Ayn Arendt: Në çastin kur nuk kemi më lirinë e medias, gjithçka mund të ndodhë. Ajo që mundëson sundimin e çdo lloj autokracie dhe diktature është se njerëzit nuk janë të informuar. E si mund të kesh një opinion nëse nuk je i informuar? Nëse dikush gënjen "Politika ka rolin kryesor për ta ngjallur këtë besim, por roli i intelektua­lëve të fjalës dhe të medias është po aq i rëndësishë­m. Ndaj ju uroj të gjithëve më shumë besim dhe frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratik­e dhe europiane si ajo që përshkroi ' Rilindja Demokratik­e' që në ditët e para të saj", deklaroi z. Basha.

 ??  ?? 27- vjetori i gazetës “Rilindja Demokratik­e”
27- vjetori i gazetës “Rilindja Demokratik­e”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania