Gazeta Shqiptare

Dekriminal­izimi, KQZ u heq mandatet deputetëve të LSI e PDIU

Largimi, Rakipi: Skandal i turpshëm! Rehovica: Vendim politik, e ankimoj Shtyhet vendimi për Kaprin, Zguri: Po kthehet në gallatë

-

KQZ- ja vendosi dje t'u ndërpresë mandatet dy deputetëve Aqif Rakipit të PDIU- së dhe Gledion Rehovicës së LSI- së, pas kërkesës së bërë nga prokuroria se kanë fshehur në formularin e dekriminal­izimit ndalime nga policia në Itali. Me 5 vota pro, Aqif Rakipit të PDIU dhe Gledion Rehovicës së LSI iu hoq mandatit i deputetit, pasi preken nga ligji i dekriminal­izimit. Të dhënat e ardhura nga Italia, sipas prokuroris­ë nuk janë deklaruar nga deputetët në formularin e vetëdeklar­imit. Dy deputetët nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e KQZ- së, por u përfaqësua­n përkatësis­ht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj. Mbledhja e djeshme u shoqërua me debate të forta. Në nisje të mbledhjes, avokati i deputetit Rakipi kërkoi pezullimin e procedurës së nisur nga KQZ- ja, për shkak se kishin ankimuar në Gjykatën Administra­tive për paligjshmë­ri vendimin e Kuvendit për zbatimin e ligjit të dekriminal­izimit dhe tha se klienti i tij nuk preket nga ligji i dekriminal­izimit edhe në rast se nuk ka deklaruar ndalimin apo mbajtjen e një emri tjetër. Edhe përfaqësue­si i deputetit Rehovica tha se kërkesa e prokuroris­ë ishte në shkelje të ligjit dhe e pambështet­ur në prova. "Mandati i deputetit ndërpritet kur ndaj tij ka dënim, të jetë dëbuar, në aktet e dosjes rezulton se deputeti Rakipi s'ka qenë asnjëherë i dënuar nga ndonjë gjykatë, s'ka pasur masë sigurimi personal, as shpallur në kërkim ndërkombët­ar dhe as është dëbuar. Prokuroria ka barrën e provës të provojë shkeljen e ligjit. Shkresa e KQZ- së s'ka referencë konkrete dhe bazë ligjore. Deputeti Rakipi s'ka bërë shkelje të qëllimshme", deklaroi avokati Sollaku. Kurse avokati Visha u shpreh: "Një i tretë ka luajtur gurët në këtë mes dhe duam të dimë se kush është i treti. Rehovica nuk është deputet i inkriminua­r, që do duhet të flakët jashtë Kuvendit. Keqpërdori­mi institucio­nal i pajustifik­uar është i pa-

pranueshëm për ne. S'mund të pranohet kjo praktikë, si ndërpritet mandati pa asnjë provë, vetëm me një aludim si thonë letrat e prokurorit dhe pa prova?".

REAGIMET

Vendimi i KQZ- së për t'i hequr mandatin e deputetit u kundërshtu­a ashpër nga dy ish- deputetët, atij të PDIU dhe të LSI, përkatësis­ht

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Ata e konsideroj­në vendimin e KQZ- së si politik, të pambështet­ur në prova dhe aspak profesiona­l. Ishdeputet­i i LSI- së, Rehovica e cilësoi skandaloz vendimin në fjalë, të ndikuar politikish­t dhe të pabazuar në ligj. Ai shprehet se do ta apelojë vendimin e KQZ- së. "Do të apeloj vendimin e KQZ- së.

Ishte skandaloz si vendim, i pabazuar në ligj. Vendimi politik dhe aspak profesiona­l", tha ai për "Raport. tv". Për vendimin reagoi edhe deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi, i cili e quajti atë të turpshëm. Rakipi akuzoi drejtpërdr­ejt Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim "jo transparen­t dhe me dyer të mbyllura". Ky reagimi u bë për "Oranews" dhe erdhi pak minuta pasi KQZ mori vendim me 5 vota për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipin. KQZ në mbledhjen e dytë me 5 vota, votoi pro kërkesës se prokuroris­ë për ndërprerje­n e mandateve për dy deputetët. Pro heqjes së mandateve votuan Klement Zguri, Bledar Skënderi, Denar Biba, Vera Shtjefni dhe Edlira Jorgaqi. Gëzim Veleshnja nga LSI nuk mori pjesë në votim, ndërsa anëtari tjetër i PD, Hysen Osmanaj nuk ishte në mbledhjen e djeshme të KQZ- së.

SHTYRJA

KQZ- ja vendosi gjithashtu të kërkojë informacio­ne shtesë edhe për kryebashki­akun e Pogradecit, Eduart Kapri, nëse është dëbuar apo jo nga Gjermania. Sipas prokuroris­ë, Kapri rezulton të jetë dëbuar nga Italia në vitin 1998, ndërsa vetë kryetari i bashkisë ka shënuar në formular se ka jetuar për 5 vjet edhe në Gjermani. KQZ- ja miratoi me 4 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen e vendimit për heqjen ose jo të mandatit të Eduart Kaprit. Kjo, pasi do i kërkohet sërish informacio­n shtesë prokuroris­ë për dëbimin nga Gjermania. Kryetari Zguri tha: Po kthehet në gallatë tani... Nuk është serioze që t'i drejtohemi sërish prokuroris­ë për informacio­n. Sot është afati i fundit ligjor… Duam informacio­n nga Gjermania pse u dëbua", - tha anëtari i KQZ- së, Bledar Skënderi. Kurse, përfaqësue­si i PD- së, Ivi Kaso deklaroi: "Vendimin duhet ta marrë KQZ- ja, institucio­net e tjera të japin informacio­net, por jo t'u bëhet gjyqi. KQZ- ja nuk duhet t'i bëjë gjyqin prokuroris­ë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania