Gazeta Shqiptare

Viti i Ri pa Dritëroin, Sadija: I vështirë, s'e prisja të ikte

Rrëfimi i bashkëshor­tes së shkrimtari­t: Një vit më parë ndenji deri në orën 01: 30 në tavolinë "Duke parë albumet, më ngacmohet kjo plagë"

- Darina Tanushi

Në shtëpinë e Dritëroit, mungesa ndihet mjaft. Një vit më parë, në 31 dhjetor të 2016, ai ka qëndruar "stoik" në tavolinën e festës deri rreth orës 01: 30 të datës 1 janar 2017 dhe ka qeshur e festuar me fëmijët e bashkëshor­ten, Sadijen. Megjithatë, ajo ia kishte merakun prej ditësh, edhe pse nuk e besonte se shumë pak javë më pas nuk do ta kishte më pranë vetes. Ashtu si për çdo gjë, edhe këtë herë Sadija i ka qëndruar strikte traditës së vendosur nga vetë shkrimtari. Gatigati me të njëjtin shkrim dore, ajo është kujdesur që të dërgojë kartolina për miqtë e familjes së Dritëro Agollit. Ndoshta jo rastësisht ngjyrat e kartolinës kanë qenë e zezë nga jashtë dhe e bardhë brenda, por gjithsesi, rreshtat e shkruar kanë shprehur shumë mirënjohje për ata që i qëndruan pranë dhe e kujtuan shkrimtari­n. "Kam qenë shumë e ngarkuar nga ana shpirtëror­e. Kam pasur mjaft pagjumësi këto ditë. Herën e fundit ai ndenji deri në orën një e gjysmë në tavolinë. E kisha parë shumë herë të tjera ashtu, por mendoja se do ta kalonte edhe këtë herë", shprehet bashkëshor­tja e Dritëroit, Sadije Agolli. E në fakt, pikëllimi i duket qartë në fytyrë. "Jo vetëm unë, por edhe fëmijët e kanë përjetuar jo mirë këtë Vit të Ri", tregon ajo. "Kam qenë e hutuar. E kam kaluar duke parë albumet. Dritëroi më ka lënë shumë kujtime dhe më ngacmohet kjo plagë sa herë i shoh", përshkruan këto ditë Sadija. Mjediset e shtëpisë e ngacmojnë vazhdimish­t Sadijen, e cila ishte mësuar ta kalonte ditën me Dritëroin, duke u kujdesur për ilaçet, ushqimin, shkrimet apo leximet, për të cilat ajo gjithmonë ka qenë e para që i vinte në ndihmë. Për të mos rënë fort në sy të fëmijëve, Sadija kalon çaste në dhomën e saj, për të mbytur lotët. Por, fëmijët gjith- sesi e kanë kuptuar dhimbjen e saj. "Ime më e vuan shumë plakjen e babit. Ka frikë që do ndahet nga jeta e nuk do e shohë më. Dhe vetëm trishtohet. Sot, mami nisi e vetme të shkruajë kartolinat e urimit, e mallëngjye­r, e tejmbushur me kujtime, çaste të ngjashme, por Mjediset e shtëpisë e ngacmojnë vazhdimish­t Sadijen, e cila ishte mësuar ta kalonte ditën me Dritëroin, duke u kujdesur për ilaçet, ushqimin, shkrimet apo leximet, për të cilat ajo gjithmonë ka qenë e para që i vinte në ndihmë. Për të mos rënë fort në sy të fëmijëve, Sadija kalon çaste në dhomën e saj, për të mbytur lotët.

askurrë vetëm. Edhe sot ajo nuk është vetëm. Gishtërinj­të i shkasin në letër pasi ajo përcjell frymën, shpirtin e babait tim, ajo përcjell edhe urimet e tij. Pasi ai ishte përveç gjeniut, njeriu i mirë Dritëro", u shpreh në fund të vitit që sapo mbyllëm, në një reagim për "Gazeta Shqiptare", vajza e Dritëroit, Elona Agolli. Familja e shkrimtari­t, vajza e tij Elona veçanërish­t është marrë me përgatitje­n e një tjetër kujtimi të lënë nga i ati. Edhe pse ka edhe një muaj kohë nga dita kur mbushet plot një vit pa shkrimtari­n, familjarët po mendojnë detajet për ceremoninë e rastit. Në këtë vit të parë do të botohet edhe një libër me letërkëmbi­met e Dritëroit dhe të Sadijes në vitet 1964- 1965.

 ??  ?? Sadije dhe Dritëro Agolli
Sadije dhe Dritëro Agolli
 ??  ?? Faksimile e kartolinës së shkruar nga Sadije Agolli
Faksimile e kartolinës së shkruar nga Sadije Agolli
 ??  ?? Faksimile e një prej krijimeve të Dritëroit, pas Vitit të Ri 2009
Faksimile e një prej krijimeve të Dritëroit, pas Vitit të Ri 2009

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania