Gazeta Shqiptare

EURALIUS, manual me 38 formularë për drejtësinë: Ndodhet në fazë tranzitore

-

Misioni

i Bashkimit Europian për drejtësinë, EURA LIUS, ka shpërndarë një manual ku i rekomandon politikës miratimin e ndryshimev­e ligjore që do të bënin efektiv Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Rekomandim­e ka edhe për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e që kalojnë procesin e vetingut. Manuali përmban 38 formularë mbi rregullat që duhet të ndjekin organet e reja të drejtësisë, Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë për hetimin disiplinor të gjyqtarëve. Të tria këto organe, që në fakt ende nuk janë ngritur, udhëzohen se procedimi disiplinor nis jo vetëm me ankesë të qytetarëve, por edhe të subjekteve juridike, si për shembull një kompani. Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë, si organi që ka të drejtën e hetimit disiplinor, ka të drejtë edhe të gjobisë institucio­ne të tjera, në rast se nuk i vënë në dispozicio­n dokumente plotësues në funksion të hetimit disiplinor për gjyqtarin apo prokurorin. Pas mbylljes së hetimit nga Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë, vendimi për masën merret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë për prokurorët. Por, ligjet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe ai për organet e reja të drejtësisë, është i paplotë, sepse Gjykata Kushtetues­e ka shfuqizuar disa nene. Misioni EURALIUS i kujton politikës se këto dispozita të shfuqizuar­a duhet të zëvendësoh­en me të reja, duke marrë në konsiderat­ë arsyetimin e Gjykatës Kushtetues­e. Madje, në dokumentin e EURALIUS- it theksohet se Kuvendi duhet të ketë përparësi miratimin e ndryshimev­e në ligjin për statusin e gjyqtarëve. Misioni EURALIUS e vlerëson tranzitore fazën ku gjendet aktualisht drejtësia, sepse çështja është që nëse nuk rishikohen në kohë nenet e shfuqizuar­a, kryesisht neni 61 dhe 159 për organet e reja të qeverisjes gjyqësore që flasin për mbledhjet plenare të KLGJ- së dhe KLP- së, atëherë dy organet më të rëndësishm­e të reformës në drejtësi edhe sikur të ngrihen nesër, nuk kanë bazë ligjore të plotë për të funksionua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania