Gazeta Shqiptare

Ja sa do të rritet mosha e daljes në pension për 2018- ën

Reforma e 2015- ës, ndryshimet për burrat dhe gratë; dokumentac­ioni që nevojitet Ndryshime edhe në vjetërsinë e punës, kontribute­t që duhen

- Voltiza Duro

Prej 1 janarit të 2018- ës, mosha e daljes në pen sion për gratë do të ndryshojë sërish, duke pësuar një rritje prej dy muajsh. Kjo në kuadër të reformës së vitit 2015, ku u vendos që mosha e pensionit do të rritet çdo vit, e gratë duhet të punojnë 60 ditë më shumë për të përfituar pagesën e pensionit të pleqërisë. Respektivi­sht në vitin 2016, gratë dilnin në pension në moshën 60 vjeç e 4 muaj, në vitin 2017 në 60 vjeç e 6 muaj, ndërsa këtë vit, ku sërish do të aplikohet rritja, masa e pensionit për këtë kategori do të përfitohet në 60 vjeç e 8 muaj. Ndërkaq, mosha e daljes në pension për burrat është 65 vjeç e kjo nuk do të pësojë asnjë ndryshim deri në vitin 2033, ku do të fillojë të pësojë rritje me një muaj, çdo vit.

VITET E PUNËS

Ky ligj parashikon, gjithashtu, edhe rritjen e viteve të punës që një individ duhet të plotësojë në mënyrë që të përfitojë një pension të plotë. Nga 1 janari i këtij viti, burrave do iu duhen 36 vite e 4 muaj punë me kontribute për të marrë masën e plotë të pensionit, ku një vit më parë kjo përfitohej me 36 vite. Pra, reforma e 2015ës, parashikon që vjetërsia e punës nga viti në vit do të pësojë një rritje prej 4 muajsh. Nga ky ndryshim preken edhe gratë ku përgjatë 2018- ës do iu duhen po 36 vite e 4 muaj për të fituar të drejtën e pensionit të plotë të pleqërisë. Kjo rritje e vjetërsisë në punë do të vazhdojë deri në vitin 2029, si për burrat ashtu edhe për gratë, ku çdo qytetar do të ketë plot 40 vite punë me kontribute. Pensionin e pleqërisë e përfitojnë të gjithë ata persona që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, të përcaktuar­a sipas ligjit. Gjithashtu, këtë masë përfitimi kanë të drejtë ta marrin edhe të gjitha ato nëna që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç

dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi. Ndërkaq, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë ar-

ritur nëpërmjet kontribute­ve, gjatë gjithë historisë së tij kontributi­ve. Ndërsa shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

PENSIONI I REDUKTUAR I PLEQËRISË

Këtë lloj pensioni mund ta përfitojnë personat që kanë periudha sigurimi deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension; si dhe ata që nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësu­ar. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficient­in mujor të reduktimit. Koeficient­i i reduktimit është 0.6 % në muaj. Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar dhe pension si nënë me shumë fëmijë përfituesi ose i autorizuar­i me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimi­t, sipas regjistrim­it në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë. Përfitue- si për pension pleqërie ose i autorizuar­i me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identiteti­n; dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës si dhe ato që vërtetojnë të ardhurat e realizuara.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania