Gazeta Shqiptare

Tatimet: Ja si të paguani me këste një detyrim tatimor të papaguar

Afatet për pagesën e detyrimeve tatimore

-

gjithë tatimpague­sit, të cilët deri në datën 31.12.2017 rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara, që përbëjnë shkak për marrjen e masave shtrëngues­e nga administra­ta tatimore dhe të cilët nga ushtrimi i aktiviteti­t të biznesit ndeshen përkohësis­ht me një situatë të keqe financiare rikujtojmë se ligji u jep të drejtën për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar. Për këtë, ata duhet t'i drejtohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksio­n e së cilës ata janë të regjistrua­r dhe në këtë kërkesë duhet të shpjegohen të gjitha rrethanat dhe arsyet se përse kërkoni të lidhni një marrëveshj­e për të paguar me këste detyrimet tatimore. Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, duhet të kthejë përgjigje nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa juaj është e paargument­uar dhe e pajustifik­uar nga rrethanat, ajo mund të refuzohet ose ju mund t'ju kërkohet garanci bankare përpara se të hyni në një marrëveshj­e të tillë. Në rast se kërkesa aprovohet, hartohet një marrëveshj­e me shkrim, e cila nënshkruhe­t nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore dhe nga ana juaj. Nënshkrimi i marrëveshj­es për pagesën me këste të detyrimeve tatimore të papaguara e detyron administra­tën tatimore që gjatë periudhës për të cilën është rënë dakord për pagesën me këste të detyrimeve tatimore të papaguara, të mos ndjekë ndaj jush masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, por për përmbushje­n e saj, ju keni detyrim ligjor të paguani detyrimet sipas marrëveshj­es dhe detyrimet e periudhave vijuese. Nënshkrimi i një marrëveshj­eje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor nuk ndërpret llogaritje­n e kamatëvone­save për mospagesë në afat të detyrimit tatimor. Marrëveshj­a e pagesës me këste mund të zgjidhet nga administra­ta tatimore në momentin më të parë që kon- statohet se ju nuk e respektoni atë, lidhur me korrektësi­në e pagesave si dhe kur nuk paguani detyrimet tatimore që lindin gjatë periudhës së mbuluar nga marrëveshj­a.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania