Gazeta Shqiptare

Denoncimi i durrsakes në Francë, shkatërroh­et rrjeti i prostituci­onit

Rrëfimi i adoleshent­es mbërrin te Krimet e Rënda, shpëtohen 2 vajza të tjera në Shqipëri 18- vjeçarja: Ja si më trafikoi Nuredin Dumani

-

Rrëfimi i një 18vjeçarej­e nga Durrë si që është shfrytëzua­r si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantë­sh, të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali. Vajza me inicialet A. K., gjimnazist­e në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t'u shpëtojë trafikantë­ve duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo. Sipas "Top Chanel", që prej 8 muajsh vajza ka marrë në Francë statusin e viktimave që mbrohen nga shteti. Autoritete­t franceze u kanë përcjellë Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës. Hetimi i mëtejshëm i autoritete­ve shqiptare ka shpëtuar edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati të trafikohes­hin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.

Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist. Kurse hetimet në Shqipëri dhe Itali pritet të nxjerrin emra të tjerë të implikuari­sh.

Vajza nga Durrësi me inicialet A. K. u ka rrëfyer me detaje autoritete­ve franceze në Bordo historinë e saj. "Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin. Ajo më tregoi se ai donte të martohej. Unë kam vazhduar komunikimi­n me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social ' Facebook'. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se me të, jeta ime do të ndryshonte", ka treguar ajo.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se në fakt gjatë kësaj kohe i akuzuari mbahej në një burg në Shqipëri për veprën e vjedhjes. Pas propozimit për martesë, trafikanti kishte takuar të atin e vajzës, i cili kishte refuzuar bashkimin e tyre. "Duhet të zgjedhësh o familjen, o djalin", ka dhënë ultimatumi­n i ati. "Unë zgjodha familjen", është shprehur vajza e trafikuar. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografua­r motrën 3- vjeçare të adoleshent­es A. K. dhe me këtë e ka kërcënuar në "Facebook".

"Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua", mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimes­h, vajza 18- vjeçare ka udhëtuar drejt Francës me mendi- min se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë. Në dosjen e dorëzuar Shqipërisë, autoritete­t franceze shprehen se në një rast vajza është arratisur prej trafikanti­t, por një Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografua­r motrën 3- vjeçare të adoleshent­es A. K. dhe me këtë e ka kërcënuar në "Facebook". "Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua", mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimes­h, vajza 18- vjeçare ka udhëtuar drejt Francës me mendimin se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë.

tjetër femër pjesë e rrjetit e ka rikthyer në rrugë. Vajza mundi t'i shpëtojë rrugës vetëm më 20 mars të vitit 2017, kur ajo u hodh para makinës së policisë franceze në Bordo.

 ??  ??
 ??  ?? 16- vjeçari Klejdi Gjeta
16- vjeçari Klejdi Gjeta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania