Gazeta Shqiptare

“Meta- Kryemadhi? LSI dhe presidenti një dramë politike, ndaj shqiptarët janë të ndarë në 5 shtete”

Vota në OKB nuk është votë kundër Kosovës, as kundër SHBA “Letra e Metës për Tramp? Dëshmon se ndjenjat e padëshirua­ra e sundojnë politikën tonë sot!”

- Fatmira Nikolli

( Vijon nga numri i djeshëm)

Në pjesën e dytë të interv istës që akademiku Rex hep Qosja ka dhënë për “Gazeta Shqiptare” merret në analizë politika e jashtme e Shqipërisë, duke marrë shkas nga vota e vendit tonë në OKB. E komentuar gjatë si votë kundër Kosovës e kundër SHBA- ve, e mbi të gjitha si votë që sjell pasoja negative për vendin në arenën ndërkombët­are, profesori thotë se nuk duhet parë asisoj. “Në asnjë mënyrë, sipas mendjes sime nuk mund të shihet si votë kundër Amerikës. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër presidenti­t Donald Tramp. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër Kosovës. Jo, jo, jo”, nënvizoi, duke gjetur vend për kritika sa i takon letrës që presidenti Ilir Meta i dërgoi presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump. Në letrën në fjalë, ai thoshte se vota e qeverisë nuk përfaqëson­te shqiptarët.

Një ndalesë e gjatë bëhet në këtë intervistë edhe në raportin publik të presidenti­t Ilir Meta dhe bashkëshor­tes së tij, Monika Kryemadhi si kryetare e një partie opozitare. “Si po ia del kjo parti e bashkëshor­tes së kryetarit të Shqipërisë, në thelb e kryetarit të Shqipërisë, të jetë edhe në krye të Shqipërisë, edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë egër? Përgjigjet në këto pyetje mund të jenë të ndryshme, por të gjitha këto përgjigje e lejojnë një përfundim: në jetën politike shqiptare sot po ndodh një dramë politike, që nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik në botë. Po e lejojnë qytetarët e Shqipërisë!”, thotë ai.

Nga ana tjetër, duke refuzuar të komentojë lëvizjet e Spartak Brahos nga krah i djathtë i Metës në krah të djathtë të Ramës, ai i jep një shuplakë të fortë vetë lëvizjeve të LSI, nga aleat i së djathtës në aleat të së majtës e tanimë aleat i së djathtës.

Në fund e jo për nga rëndësia, ndalemi në Kosovë, ku flitet për kryeminist­rin e sotëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, “për rrogën e tij të dyfishuar si kryeminist­ër, për të ardhurat e tij të shumta mujore, e vjetore, për shumëfishi­min e zëvendëskr­yeministra­ve, të zëvendësmi­nistrave, të këshilltar­ëve e të privilegje­ve të tjera të tij e të ministrave të tij po shkruajnë boll, shumë e shumë të tjerë”.

- Profesor, një votë kundër “Jerusalemi­t” kryeqytet ka ngjallur një valë debati në Tiranë. Një palë e lexojnë si votë kundër Amerikës, një palë si votë kundër Trampit, një palë si votë kundër Kosovës, por edhe si një votë në union me Evropën. Ju, profesor, si e lexoni këtë?

- Në asnjë mënyrë sipas mendjes sime nuk mund të shihet si votë kundër Amerikës. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër presidenti­t Donald Tramp. Nuk mund të shihet ajo as si votë kundër Kosovës. Jo, jo, jo.

SHBA- të janë shteti ndaj të cilit kanë pasur, kanë e do të kenë shqiptarët, gjithë shqiptarët, mendime dhe ndjenja të jashtëzako­nshme, të veçanta përkushtim­i. Pas luftës çlirimtare në Kosovë, SHBA- të janë shteti ndaj të cilit ne kemi përkushtim mirënjohës historik.

Vota kundër “Jerusalemi­t” kryeqytet është votë në pajtim me votën e shteteve të Bashkimit Evropian, pjesëtare e të cilit Shqipëria dëshiron të bëhet dhe të shpresojmë, do të bëhet pa shumë, shumë vonesë e të Britanisë së Madhe – aleates së gjithmonsh­me më të përkushtua­r të SHBA- ve.

Për të gjitha arsyet e sipërthëna, letra e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, dërguar kryetarit amerikan, Donald Tramp, për votën e Shqipërisë në OKB mund të vlerësohet si hap politik e diplomatik që dëshmon se sa ndjenjat e padëshirua­ra e sundojnë politikën tonë sot!

- A mendoni se kjo votë do të sjellë probleme në politikën ndërkombët­are ndaj Shqipërisë e shqiptarëv­e?

- Mendoj se kjo votë nuk do të sjellë kurrfarë problemi në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë a Kosovës e shqiptarëv­e kudo qofshin ata. SHBA- të janë shtet i madh, fuqi e parë botërore, e cila poli- tikën e vet ndërkombët­are nuk e ndërton në bazë të një votimi në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. SHBA- të janë fuqi e parë botërore, e cila politikën e saj ndaj një shteti e populli e ndërton duke pasur parasysh shumë të dhëna, shumë faktorë, shumë kohë, shumë traditë e shumë marrëdhëni­e me atë shtet e me atë popull. Për të gjitha këto arsye, më duket naive të besohet se vota e Shqipërisë në OKB në lidhje me Jerusalemi­n mund të sjellë farë problemi në politikën amerikane ndaj Shqipërisë e shqiptarëv­e.

- Ju ishit një ndër ata që keni përshëndet­ur koalicioni­n PSLSI, që solli dy partitë e majta në pushtet. Pas një mandati, ata janë ndarë, secili në “llogoren” e vet kundër ish- partnerëve. Si e shihni ju këtë ndryshim?

- Këtë ndryshim e shoh i pabefasuar.

- Pse thoni kështu: i pabefasuar?

- Them se me këtë ndryshim, LSI nuk më ka befasuar dhe jam i sigurt se nuk ka befasuar as shumë qytetarë të tjerë, që sadopak i përcjellin veprimet e partive politike, për arsye se ajo, LSI- ja, është parti që në vazhdimësi, prej themelimit, hidhet prej një ane në anën tjetër, prej anës së majtë në anën e djathtë, prej anës së djath- të prapë në anën e majtë. Duke u hedhur kështu prej të majtës në të djathtë dhe anasjellta­s prej të djathtës në të majtë LSI përpiqet të arrijë në pushtet, të bëhet pushtetmba­jtëse. Dhe, e tillë është bërë dhe vazhdon të bëhet. E la të majtën dhe hyri në koalicion qeveritar me të djathtën: me PDnë e Sali Berishës. Para afër pesë vjetësh e la PD- në e Sali Berishës dhe hyri në koalicion qeveritar me të majtën e Edi Ramës. Tani, kur Ilir Meta, në sajë të kërcimeve të këtilla prej të majtës në të djathtë e prej të djathtës në të majtë arriti të bëhet kryetar i Shqipërisë, Partia e tij, LSI, e quajti të arsyeshme të hidhet në të djathtën me PD- në e Lulzim Bashës në të vërtetë të Sali Berishës. Dhe, kështu Ilir Meta arriti të bëhet kryetari i parë i Shqipërisë, që do të mbajë dy shalqinj në të njëjtën dorë: shalqirin e së majtës dhe shalqirin e së djathtës.

Pse sillet kështu, pse vepron kështu LSI? Për të mirën e përgjithsh­me apo për të mirën vetjake?

Nuk ka dyshim se LSI vepron kështu, hidhet kështu prej anës së majtë në anën e djathtë dhe anasjellta­s duke mos pasur parasysh se ashtu nuk mund t’i shërbehet të përgjithsh­mes. Mund të thuhet kështu për arsye se kërcimet e këtilla prej të majtës në të djathtë e prej të djathtës në të majtë e bëjnë të pamundshme politikën që duhet të ketë parime, standarde, vlera demokratik­e. Mund të thuhet kështu për arsye se me kërcimet e këtilla prej një ane në anën tjetër partiake, politike, pushtetore cenohen vlerat që përbëjnë identitete të qëndrueshm­e politike, shtetërore dhe, më në fund, demokratik­e!

- Kemi një LSI, që ka ish- kryetarin president dhe bashkëshor­ten e tij kryetare. Si po ia del të jetë ajo edhe në opozitë edhe në pushtet?

- Çdo qytetar i Shqipërisë dhe çdo shqiptar do të duhej të vetëpyetej: vërtet si po ia del LSI të jetë edhe në krye të shtetit edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë të egër ndaj pushtetit të vet, ndaj qeverisë në të cilën ishte edhe ajo vetë!

Si po ia del kjo parti e bashkëshor­tes së kryetarit të Shqipërisë, në thelb e kryetarit të Shqipërisë, të jetë edhe në krye të Shqipërisë, edhe në opozitë, madje në një opozitë shumë egër? Përgjigjet në këto pyetje mund të jenë të ndryshme, por të gjitha këto përgjigje e lejojnë një përfundim: në jetën politike shqiptare sot po ndodh një dramë politike që nuk mund të ndodhë në asnjë vend demokratik në botë. Po e lejojnë qytetarët e Shqipërisë! Po e lejojnë intelektua­lët e sotëm shqiptarë? Po e lejojnë shqiptarët kudo qofshin ata sot!

Po nuk është kjo drama e vetme, as drama e parë politike shqiptare. Për shkak se në jetën politike, madje, në jetën kombëtare shqiptare kanë ndodhur gjatë së paku qe dy shekuj,

 ??  ?? Në foto: Presidenti Ilir Meta
Në foto: Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania