Gazeta Shqiptare

Plagoset rëndë 40- vjeçari në Tiranë, ja historia e tij

Qëllohet me 5 plumba Korab Peposhi. Policia: Pista e hetimit, hakmarrja Shpallet në kërkim autori Fredi Rrushi

- Ina Allkanjari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të urës së Institutit Bujqësor, në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 40- vjeçari Korab Peposhi. Burime pranë forcave policore bëjnë me dije se shtetasi Fredi Rrushi dyshohet të jetë personi, i cili ka qëlluar me 5 plumba 40- vjeçarin. Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një debat i momentit, çka ka përfunduar me përdorimin e armëve. Dyshohet se në konflikt morën pjesë disa persona, për vetëm njëri mbeti i plagosur me armë zjarri. Policia ka ngritur pikat e kontrollit për kapjen e autorëve të ngjarjes, teksa u sekuestrua­n edhe kamerat e sigurisë së zonës. Një tjetër pistë që policia po heton është ajo e hakmarrjes, pasi viktima dhe autori njiheshin më parë. Sakaq mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, forca të shumta të "Shqiponjav­e" janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për arrestimin e tij.

Autori i plagosjes së 40vjeçarit Peposhi, Fredi Rrushi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton person me precedent penal. Mësohet se Rrushi ka qenë i dënuar më parë për një plagosje të ndodhur në Kamzë dy vite e ca më parë. Ndërkohë, edhe i plagosuri, Korab Peposhi është person me prece- dent penal, pasi në gusht të 2011 është arrestuar në Itali për kokainë. Ngjarja e rëndë ku u përfshi Rrushi u regjistrua tre ditë para Vitit të Ri, në 28 dhjetor 2015, në vendin e quajtur bulevardi "Blu", pranë vilës nr. 23 Kamzë. Për këtë ngjarje u dënua me 10 vite burg i riu Amarild Dushku, pasi plagosi rëndë, shtetasit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj dhe 5 vite burg shokut të tij, Fredi Rrushi. Amarild Dushku dhe Fredi Rrushi pas një debati për hedhjen e fishekzjar­rëve janë konfliktua­r fizikisht me të dëmtuarit Klevis Halili dhe Jurges Mullaj. Më pas pranë dy viktimave u afrua një mjeti tipit "Benz" me targa gjermane DO 107 C, i drejtuar nga i pandehuri Amarild Dushku, ndërsa brenda ishte dhe Fredi Rrushi, ndërsa është qëlluar me breshëri nga brenda me një

armë zjarri ndaj Klevis Halilit dhe Jurges Mullajt. Në atë kohë u raportua se shkaku i konfliktit ka qenë fakti se Jurges Mullaji kishte hedhur një

fishekzjar­r në afërsi të një bilardoje ku ndodhej Amarild Dushku. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një sherr që degjeneroi deri në përdorimin e armës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania