Gazeta Shqiptare

Shkeljet në Hipoteka, Gjonaj shkarkon 8 punonjës

"Janë inspektuar zyrat e hipotekave të disa qyteteve, të godasim shkeljen e ligjit" Ministrja e Drejtësisë: Qytetarët kanë adresuar 277 ankesa

- Ina Allkanjari

Ministrja e Drejtë sisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, lajmëroi shkarkimin e 8 punonjësve të Hipotekave, pas ankesave të qytetarëve për shërbimet në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në disa qarqe të vendit. Gjonaj u shpreh se Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar maksimalis­ht për të trajtuar dhe zgjidhur ankesat e qytetarëve.

DEKLARATA

Në mbajtje të premtimit që qeveria ka bërë në fillim të mandatit të saj, për "Qeverisje në koalicion me njerëzit e zakonshëm", Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar maksimalis­ht për të trajtuar dhe zgjidhur ankesat e qytetarëve. Vetëm gjatë muajve tetor - dhjetor të vitit që lamë pas, përmes platformës së bashkëqeve­risjes "Shqipëria që Duam", në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 277 ankesa, të cilat janë trajtuar në mënyrë serioze nga strukturat teknike të ministrisë nga vetë unë si ministre dhe kabineti im. Bazuar në ankesat e paraqitura, kam urdhëruar ngritjen e grupeve të posaçme të inspektimi­t, të cilët gjatë muajve nëntor- dhjetor kanë inspektuar zyrat e hipotekave të Fierit, Shkodrës, Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës. Në përfundim të kontrollev­e dhe hetimeve administra­tive, të kryera nga strukturat e Ministrisë lidhur me ankesat e qytetarëve, janë konstatuar shkelje të ligjit dhe vonesa të tejskajshm­e dhe të pajustifik­uara në trajtimin e disa prej tyre. Për 15 ankesa të zgjidhura vetëm gjatë muajit dhjetor, zvarritjet janë disa vjeçare, në shkelje të hapur me ligjin dhe duke bërë që qytetarët të ndihen të pafuqishëm për të realizuar të drejtën e tyre.

Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit dhe veprimet korruptive, sot kam marrë masat administra­tive deri në shkarkimin e tyre, për 8 punonjës të zyrave të hipotekave në rrethet: Elbasan, Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Shkodër që kanë pasur në trajtim këto raste. Dëshi- roj t'i siguroj qytetarët, për angazhimin maksimal të timin si ministre, të Ministrisë së Drejtësisë, për të zgjidhur njëherë e mirë problemati­kat e tyre në regjistrim­in e pronës, të cilat janë identifiku­ar nga ministria në bashkëpuni­m me Zyrën Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Dëshiroj, gjithashtu, të inkurajoj të gjithë qytetarët që për çdo problem apo vonesë të pajustifik­uar në marrjen e shërbimeve pranë këtyre zyrave apo çdo institucio­n tjetër ligjzbatue­s në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, të na drejtohen përmes platformës shqiperiaq­eduam. al. Shqipëria që Duam, është një platformë e cila, që prej nisjes së saj, ka marrë fuqinë e përçuesit të zërit të qytetarit, me qëllimin e vetëm për t'i dhënë fund sorollatje­ve në dyert e institucio­neve shtetërore dhe për të luftuar korrupsion­in, i çfarëdo niveli qoftë ai, duke treguar zero tolerancë ndaj abuzuesve dhe shkelësve të ligjit.

 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania