Gazeta Shqiptare

Risi, pacientët prenotim online për të marrë shërbim nga mjekët specializa­ntë

Kontrata, së shpejti punime për kirurgjinë e QSUT- së

-

gjithë ata qytetarë që e kanë të nevojshme të vizitohen te mjekët specializa­ntë, tashmë do të mund të prenotojnë vizitën e tyre online. Kjo është bërë me dije nga kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, i cili theksoi se në këtë mënyrë do t'i jepet fund radhëve të gjata të pacientëve në dyert e spitaleve e procedurav­e burokratik­e nga një zyrë në tjetër. Aktualisht çdo qytetar duhet të drejtohet pranë mjekut të familjes, ku merr rekomandim­in përkatës, një kod personal dhe prenoton orarin e vizitës online tek mjeku specialist. Por deri më tani, nuk ka pasur një mirëfunksi­onim të pjesës së orareve. Pacientët pasi merrnin re-

RISIA

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se risia e fundit në shërbimin parësor mundëson shmangien e ecejakeve të shtuara të pacientëve nga sistemi parësor në sistemin sekondar sipas nevojës së tyre. Referimi elektronik aktualisht funksion vetëm në kryeqytet dhe brenda 2018- ës pritet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

komandimin te mjeku i familjes, prisnin në radhë edhe me orë të tejzgjatur­a për të bërë vizitën. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se risia e fundit në

shërbimin parësor mundëson shmangien e ecejakeve të shtuara të pacientëve nga sistemi parësor në sistemin sekondar sipas nevojës së tyre. Referimi elektronik ak- tualisht funksion vetëm në Kryeqytet dhe brenda 2018ës pritet të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

KIRURGJIA E QSUT

Qendra Spitalore Universita­re Nënë Tereza do të ketë një strukturë të re spitalore për Kirurgjinë e Përgjithsh­me me bllok të ri të sallave të operacioni­t dhe reanimacio­nin e Kirurgjisë dhe me pajisje të teknologji­së së lartë. Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u firmos kontrata për fillimin e punimeve të pro- jektit nga Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u dhe Fabrizio Puccarelli, drejtor ekzekutiv i kompanisë INSO. Pas përfundimi­t të projektit, spitali i ri i do të ketë një kapacitet prej 120 shtretër, duke bërë të mundur transferim­in e shërbimeve të Kirurgjisë së Përgjithsh­me me 3 klinikat e tij, në këtë strukturë të re në QSUT. Vlera e investimit është mbi 7.3 milionë euro, nga të cilat, rreth 4 milionë euro do të investohen në pajisje mjekësore të teknologji­së së lartë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania