Gazeta Shqiptare

Hapet tenderi 1.4 milionë euro për ushqimin te Spitali Ushtarak

Ministria e Punëve të Brendshme zbardh detajet, çfarë përmban dokumentac­ioni Kontrata me operatorin fitues, 4 vjet e vlefshme

-

shtë hapur procedura e tenderimit për shër bimin e gatimit dhe shpërndarj­es së ushqimit për Spitalin Universita­r të Traumës. Ministria e Punëve të Brendshme ka përcaktuar fondin limit pa TVSH prej 188.2 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro për shërbimin e kateringut. Operatori që do të shpallet fitues i këtij tenderi do të ketë një kontratë 4vjeçare për të kryer shërbimin e përcaktuar. Kontrata thekson se operatori duhet të ofrojë përgatitje­n e ushqimit, paketimin dhe ambalazhim­in, transporti­n deri tek pavione sipas orareve të servirjes, shpërndarj­es dhe servirjen deri te pacienti dhe mjeku roje. Sipas dokumentac­ionit, ushqimi do të shpërndahe­t në varësi të dietave të përcaktuar­a, si: dieta normale, e cila zë edhe pjesën kryesore të porosisë; dieta hidrike; dieta e lëngët; dieta për ulcerozën; dieta diabetike; dieta për mjekët; etj. Dieta normale përfshin këto asortiment­e: 300 ml qumësht, 15 gr sheqer, 250 gr bukë, 150 gr oriz/ makarona, 500 gr zarzavate, 30 ml vaj, 150 gr mish, 300 gr fruta, 80 gr djathë/ gjizë, 10 gr gjalpë. Ndërsa dieta për mjekët duhet të përfshijë rreth 4300 kalori në ditë dhe përbëhet nga: 600 gr bukë gruri, 60 gr oriz, 50 gr makarona, 60 gr fasule, 200 gr mish vici, 30 ml vaj për gatim, 10 ml vaj për sallatë, 30 gr gjalpë, 50 gr sheqer, 50 gr sallam/ proshutë, 40 gr djathë i bardhë, 300 ml qumësht, 1 Kontrata thekson se operatori duhet të ofrojë përgatitje­n e ushqimit, paketimin dhe ambalazhim­in, transporti­n deri tek pavionet sipas orareve të servirjes, shpërndarj­es dhe servirjen deri tek pacienti dhe mjeku roje. Sipas dokumentac­ionit, ushqimi do të shpërndahe­t në varësi të dietave të përcaktuar­a, si: dieta normale, e cila zë edhe pjesën kryesore të porosisë; dieta hidrike; dieta e lëngët; dieta për ulcerozën; dieta diabetike; dieta për mjekët; etj.

kokërr vezë, 500 gr perime, 250 gr fruta, 30 gr reçel, 3 gr salcë, çaj maji, kripë dhe erëza. Kërkesat për operatorët ndërkohë përfshijnë punësimin e të paktën 20 punonjësve, si edhe realizimin e shërbimeve të ngjashme gjatë 3 viteve të fundit në të

paktën 40% të vlerës së fondit limit.

Rëndësia e këtij shërbimi përshkruhe­t edhe në dokumentet e tenderit, ku sipas përshkrimi­t, përgatitja e ushqimit në cilësinë e duhur në bazë të dietave e kalorive do të ndikonte në uljen e

ditëqëndri­mit të pacienteve në spital, si dhe uljen e përdorimit te medikament­eve nga ana e tyre. ky tender do të qëndrojë i hapur deri më 29 janar të këtij viti, datë pas së cilës do të shpallet edhe operatori fitues. Kushtet e tenderit përcaktojn­ë që shër-

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

bimi do të jetë 24 orë në ditë për 7 ditë të javës, ndërsa personeli i operatorit fitues duhet të kryejë edhe pastrimin e tavolinave dhe ushqimin e të sëmurëve rëndë që nuk kanë kujdestar, duke siguruar për këta të fundit edhe tavolina lëvizëse. Ndërkaq, vlera e kontratës do të rishikohet në rritje vit pas viti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania