Gazeta Shqiptare

8 rreziqet kryesore të 2018- ës

-

3. Rritja e kriminalit­etit dhe e akteve kundër rendit publik si pasojë e reformave institucio­nale. Reformat e nisura në sektorin e drejtësisë, por dhe në ekzekutiv pritet të shkaktojnë pakënaqësi në radhët e personave të inkriminua­r, të cilët mund të kundërvepr­ojnë duke ndikuar në sigurinë publike. Jo vetëm procesi i vetingut në gjyqë- të cilat mund të ndikojnë sigurinë publike. Një aspekt tjetër që mund të ndikojë në shkallën e kriminalit­etit në vend është dhe formësimi rishtazi i një sërë strukturas­h me karakter "task- force". Organizime të tilla në brendësi të forcave të sigurisë, sidomos kur kërkohet të funksionoj­në me afat të gjatë, shkaktojnë dhe probleme që lidhen me për eliminimin e fenomenit të prodhimit të kanabisit në Shqipëri, angazhimi kriminal në vend ka një "kërkesë", për të përmbushur dhe përpjekja për vijimin e kësaj veprimtari­e të paligjshme nuk ka për t'u ndërprerë, ndërkohë që pritet që plantacion­et e reja të kanabisit të spostohen drejt rajoneve më pak të kontrollue­shme të vendit, ku motorët e fuqishëm të injektimit të investimev­e në vend përgjatë viteve të shkuara, pritet të përfundojn­ë fazat zhvilluese të investimev­e të tyre në Shqipëri në vitin 2018. Bashkë me to pritet të ndalojë dhe fluksi i valutës që futet në vend nga këta aktorë me ndikim mbresëlënë­s në ekonominë e vendit. Gjetja dhe tërheqja e investitor­ëve madhorë të jashtëm mbetet një sfidë e madhe për autoritete­t shtetërore.

6. Paketa fiskale 2017: Qeveria bën mirë të dijë mirë çfarë ka bërë. Nga të gjitha amendimet fiskale që qeveria ndërmori në fund të vitit që lamë pas, amendimi që tërhoqi më shumë vëmendje, e që ngjalli më shumë shpresë ishte favorizimi me ulje takse, që qeveria u bënte operatorëv­e ndërkombët­arë të hotelerisë, ose emrave të mëdhenj, si "Sheraton" etj., në përpjekje për të tërhequr investitor­ë seriozë në këtë sektor. Përkundër çfarë pritej, dhe si një grusht i beftë nën brez për hartuesit e paketës fiskale, erdhi lajmi i tërheqjes së "Sheraton", linjë hotelesh e "Marriot Internatio­nal", nga Shqipëria që në ditën e parë të 2018- es. Pavarësish­t se ky largim, siç përflitet, nuk ka lidhje me vështirësi­të e lidhura me përballimi­n e taksave shtetërore, por me mosmarrëve­shjet midis investitor­ëve në rastin konkret, do të ishte mirë që të paktën ky rast të shërbente edhe si mësim për administra­tën që do të implemento­jë paketën e re fiskale dhe të menaxhojë favorizimi­n me po aq rigorozite­t sa dhe trajtoi "Marriot Internatio­nal" ruajtjen e brandit të saj, "Sheraton", në raportin me një kompani vendëse.

Përtej amendament­eve fiskale për sektorin e turizmit, amendament­i që do ndikojë më gjerësisht ekonominë vendëse do jetë ai i uljes së pragut të TVSH- së. Për këtë amendament qeveria ka marrë kritika nga aktorë të rëndësishë­m në vend, duke përfshirë FMN- në si dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe gjithashtu në këtë rast qeveria duhet t'i ketë bërë mirë "hesapet". Mijëra biznese të vogla pritet të përfshihen në këtë skemë dhe pavarësish­t se rëndom përmendet se kjo masë do të ulë informalit­etin, askush nuk ka mundur të parashikoj­ë shifra konkrete.

Gjithashtu, qeveria i ka dhënë edhe vetvetes të drejtën për të ndryshuar pragun e TVSH- së sipas gjykimit të Këshillit të Ministrave, gjë e cila ndikon negativish­t në krijimin e besueshmër­isë për tregun, nga ana e investitor­ëve vendës apo të huaj.

7. Një rend ndërkombët­ar pa një "rend" të caktuar, dhe një rajon i stabilizua­r, por jo i qetë. Oportunizm­i, kryeneçësi­a dhe mungesa e gatishmëri­së për t'i kushtuar vëmendje opinionit dhe interesit të gjerë publik janë karakteris­tikat që sipas të gjitha gjasave do të karakteriz­ojnë rendin ndërkombët­ar në vitin 2018. Tashmë, protagonis­të të kësaj lloj sjelljeje delegjitim­uese të rendit ndërkombët­ar janë jo vetëm liderë lindorë, por edhe perëndimor­ë. Në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania