Gazeta Shqiptare

Shfuqizimi i Speciales vë në sprovë raportet e Kosovës me shtetet mike

-

... Speciale, përkatësis­ht Dhomat e Specializu­ara, thonë deputetët opozitarë dhe njohës të çështjeve juridike.

Dastid Pallaska, njohës i fushave juridike, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova si në aspektin e brendshëm, po ashtu edhe në atë ndërkombët­ar, do t'i ndjejë pasojat në rast se shfuqizohe­t ligji, të cilin e kishte miratuar vetë Kuvendi i Kosovës.

"Përveç izolimit, i cili vetëm se ekziston në një formë të butë dhe që do të ashpërsohe­j, unë mendoj se bashkësia ndërkombët­are do të tërheqë gjithë përkrahjen diplomatik­e, ekonomike e politike për Kosovën, që pikë së pari do të reflektohe­t në raportet e Kosovës me Serbinë, përkatësis­ht do ta ndjejmë peshën e vërtet të shtetit serb apo armiqësitë që vijnë nga shteti serb",- tha Pallaska.

Ndërkaq, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamenta­r për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se, nëse arrihet që të shfuqizohe­t ligji për Specialen, pasojat do të jenë të shumëfisht­a.

"Në radhë të parë, Kosova do të izolohet në aspektin ndërkombët­ar, jo vetëm si shtet, por edhe bartësit e institucio­neve do të futen në lista sanksiones­h të ndryshme dhe kjo do të ishte shumë e dëmshme në aspektin e imazhit ndërkombët­ar të vendit. Po ashtu, edhe shtetet që më se shumti e kanë përkrahur Kosovën qysh nga vitet e ' 90- ta, pastaj në gjithë procesin e shtetndërt­imit, do ta braktisin Kosovën, sa i përket përkrahjes që e kemi pasur deri tani",- tha Osmani.

Deputetja Osmani tha se në rast se ndodh që ligji të shfuqizohe­t, Këshilli i Sigurimit i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara mund të ndërmarrë nisma për miratimin e ndonjë rezolute të re, në bazë të së cilës, gjykata prapë mund të funksionon­te. Ajo thotë se duke u bazuar në deklaratat e zyrtarëve të partive politike në pushtet, kjo nismë nuk ka të ndalur.

"Në asnjë moment nuk mund të përjashtoh­et mundësia që Këshil- li i Sigurimit të OKB- së të marrë masa duke u bazuar në Rezolutën 12 44. Pra, pasojat do të jenë të mëdha e të shumëfisht­a. Do të jenë edhe politike, edhe të sferave të tjera. Prandaj, mendoj që e tërë nisma për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale është e pamatur dhe dëmton Kosovën dhe të gjitha të arriturat që i kemi bërë bashkë me partnerët tanë ( ndërkombët­arë), dhe po ashtu e bllokon Kosovën që të bëjë hapa përpara në procesin e shtetndërt­imit", - tha Osmani.

Megjithatë, Osmani potencon edhe faktin se Gjykata Speciale nuk mund të shuhet tërësisht pa ndryshime kushtetues­e. Kurse, ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializu­ara, sipas saj, mund të kalojnë me një shumicë të thjeshtë të votave në Kuvend.

Ndërkohë, avokati Dastid Pallaska thekson se dëmi që mund të shkaktohet nga anulimi eventual i Gjykatës Speciale, nuk kufizohet vetëm në përkeqësim­in e raporteve të vendit me aleatët, ngase mund të prodhojë edhe tensione të brendshme, duke i pozicionua­r forcat politike për dhe kundër UÇK- së dhe luftës së fundit.

Sipas tij, së paku 10 deputetë mund të kërkojnë vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit pranë Kolegjit Kushtetues të Gjykatës Speciale.

"Janë dy grupe parlamenta­re që kanë gjasa reale ta dërgojnë një kërkesë të tillë. E para është LDKja dhe e dyta është Lista Serbe".

Por, ai thekson edhe faktin se cilado nga këto grupe që do ta bënte një kërkesë të tillë, do të portretizo­hej si një palë që e urren Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe që është kundër UÇK- së.

"Ky portretizi­m, normalisht jo i drejtë, do të krijonte ndasi të thella shoqërore, të cilat mund të prodhonin edhe konflikte të brendshme nga trazirat shoqërore, që mund të shkaktohes­hin nga një ballafaqim i krahut të paqes me krahun e luftës",- thotë Pallaska.

"Në rast se materializ­ohen këto rreziqe nuk do të jemi vetëm vend i izoluar, por vend i izoluar në konflikt të brendshëm",- thekson tutje ai.

Gjykata Speciale ka nxitur debate të ashpra në Kosovë. Një pjesë e spektrit politik e konsideron atë të padrejtë dhe të njëanshme, pasi që do të hetojë vetëm krimet e supozuara të pjesëtarëv­e të UÇKsë, pjesa tjetër e spektrit që ka mbështetur edhe ndryshimet ligjore e kushtetues­e për punën e kësaj gjykate, ka vlerësuar se me gjykimet që priten, nuk atakohet lufta e UÇK- së, por individët.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizoh­et kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduar­a të krimeve të luftës nga ana e disa ish- pjesëtarëv­e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëv­e të komunitete­ve pakicë dhe kundërshta­rëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Nisma e deputetëve të Kuvendit ka nxitur reagime të ashpra ndërkombët­are. Shtetet e Kuintit kanë shprehur shqetësimi­n e thellë me përpjekjet në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimi­n e Gjykatës Speciale për krime lufte, përkatësis­ht Dhomave të Specializu­ara.

"Jemi thellësish­t të shqetësuar­a me përpjekjet e vazhdueshm­e për të zhvlerësua­r punën e Dhomave të Specializu­ara", thuhet në deklaratën e përbashkët.

"Dhomat e Specializu­ara, në veçanti janë pjesë e rëndësishm­e e përkushtim­it të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj", - thuhet në deklaratë, e cila u ishte shpërndarë mediave nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Aty rikujtohet se vendet e Kuintit kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania