Gazeta Shqiptare

Xhevahir Sukaj rikthehet te Vllaznia

Sulmuesi firmos për 6 muaj

-

Xhevair

Sukaj rikthehet te Vllaznia, pasi i dha fund aventurës së tij me Partizanin në Superligë. Sulmuesi, i cili kishte arritur më parë marrëveshj­en me klubin e qytetit të tij të lindjes është prezantuar zyrtarisht nga administra­tori Atrit Gjyrezi. Ndërkohë, në llogarinë zyrtare të Vllaznisë në "Facebook", bëhet e ditur se Xhevair Sukaj ka firmosur kontratën deri në 31 maj të këtij viti, çka do të thotë se ai do të luajë deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të vendosë sërish se çfarë do të bëjë me karrierën e tij. "Rikthehem pas 6 vitesh. E kam ndjekur ekipin. Vllaznia është nga skuadrat më të mira dhe kam çfarë gjej. Shpresoj të bëjmë më të mirën. Kisha mundësi të ikja jashtë, po ashtu kisha kontratën edhe me Partizanin, por duke parë situatën e Vllaznisë, vendosa të vij këtu, gjë kjo ndikuar edhe nga kushtet familjare. Dua t'i shërbej skuadrës së zemrës dhe qytetit tim. Kam qenë kritik me bashkinë para 2 viteve dhe mendoj se më e mira për Vllazninë është të drejtohet nga privati". Men- jëherë pas prezantimi­t, futbollist­i do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Ulqinit, ku do të jetë në dispozicio­n të trajnerit Ernest Gjoka. Ishte pikërisht tekniku, që paralajmër­oi këtë përforcim me shpresën që Sukaj do të ndihmojë Vllazninë në objektivin e saj për të shpëtuar sezonin. Po ashtu, Gjoka pret edhe prurje të reja në skuadër gjatë merkatos së janarit si dhe qartësimin e situatës financiare nga ana e klubit shkodran, që deri tani ka ndikuar negativish­t edhe në fushën e lojës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania