Gazeta Shqiptare

Abzaj- Bregu te Skënderbeu kthehet në ' telenovelë turke'

Pak përpara nisjes për në Antalia, u quajt i përfunduar transferim­i i bujshëm, por jo... Sulmuesi pohon kalimin, presidenti Tavo përgënjesh­tron

-

vendit, madje edhe nga skuadra të njohura, por vendosi të kalojë te Skënderbeu, duke e konsiderua­r si shansin e artë të karrierës së tij: "Me thënë të drejtën, kam pasur edhe oferta nga jashtë vendit. Dhe bëhet fjalë për skuadra të mira, me emër, por arritëm në përfundimi­n se Skënderbeu është zgjedhja më e mirë për mua. Skënderbeu luan rregullish­t në Europë dhe është një vitrinë e mirë për çdo lojtar, që duke luajtur në kompeticio­net europiane, mund të vëzhgohet nga skuadrat e huaja dhe më pas të luajë në skuadra më të mira. Jam i lumtur për këtë vendim dhe jam i bindur se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Kam kaluar në një ekip vërtet europian. Tani dua të ndihmoj Luftëtarin për pjesën e mbetur të sezonit", - " Duke qenë se ka firmosur me Skënderbeu­n, për 6 muajt e mbetur të kampionati­t do jetë klubi korçar që do e paguajë rrogën e Kristal Abazajt, ndonëse do luajë me Luftëtarin. Klubi gjirokastr­it do përfitojë një përqindje të konsiderue­shme nga kartoni i Abazajt, në rast të shitjes së tij jashtë Shqipërisë. Skënderbeu do tregojë gatishmëri për të huazuar element të rinj te Luftëtari, të cilët mund të mos jenë në planet e trajnerit Ilir Daja. Futbollist­i Kristal Abazaj do përfitojë një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj. " " "

ka theksuar Abazaj.

TAVO MOHON

Komplikohe­t situata për transferim­in e Kristal Abazajt te Skënderbeu. Fakti që asnjë nga klubet nuk e ka bërë zyrtar deri më tani këtë kalim të bujshëm, gjithçka është shoqëruar me dritëhije. Mirëpo, deklarata e vetë Abazajt gjatë ditës së djeshme duket sikur i vuri vulën faktit që ai ka firmosur me korçarët.

Gjithsesi, nuk është kështu sipas presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili për "Panorama Sport", deklaroi: "Nuk kemi asnjë marrëveshj­e me Skënderbeu­n. Bregu dhe Abazaj do të jenë të Luftëtarit deri në qershor të vitit 2018. Më pas e di vetëm Zoti i madh se çfarë do të sjellë për këta lojtarë, ose më saktë se ku do t'i shesim. Pavarësish­t se çfarë flitet, nuk ka asgjë zyrtare".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania