Gazeta Shqiptare

Faktorizim­i i LSI, Kryemadhi: Nuk kërkojmë mandate qyl nga lista e PD

Protestat e opozitës, kryetarja e LSI: Të gjithë në këmbë kundër Ramës "Organizim kapilar, rezistencë në të gjitha frontet"

-

Lëvizja Socialiste për Integrim nisi dje për gatitjet për protestën e opozitës, e cila pritet të mbahet në 27 janar. Pas takimeve mes krerëve të partive opozitare, LSI ka nisur organizimi­n brenda vetes për tubimin. Rezistencë në të gjitha frontet, në çdo familje dhe në çdo shesh është shprehur kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, në takimin me krerët e LSI- së në rrethe. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me krerët e kësaj partie nëpër rrethe. Kryemadhi u bëri thirrje të gjitha strukturav­e të LSI që të ngrihen në këmbë kundër kryeminist­rit Edi Rama. "Të gjitha strukturat e LSI në këmbë kundër kryeminist­rit të drogës dhe varfërisë. Organizim kapilar i LSI për rezistencë pa kompromis ndaj banditizmi­t qeveritar. Rezistencë në të gjitha frontet, në çdo familje dhe në çdo shesh. Fronti i gjerë kombëtar opozitar, përballë rilindjes së vetmuar të lidhur me krimin", tha Kryemadhi. Në studion e "News 24", Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeminist­rit Rama. Ajo ftoi qytetarët që t'i bashkohen kësaj proteste, e cila sipas saj ka për qëllim t'u rikthejë qytetarëve shqiptarë shpresën dhe mundësitë për jetesë më të mirë. "Sigurisht që jemi dakord me datën 27 janar. Bëhet fjalë për detaje të vogla që e vënë përpara protestën, që vë në lëvizje të gjithë mekanizmin opozitar. Më 27 janar në orën 12: 00 do të jemi në shesh për të zgjuar ndërgjegje­n qytetare. Protestat do të jenë të pandalshme, do të jetë tradhti kombëtare nëse do të lejojmë Ramën të largojë shqiptarët nga vendi", u shpreh Kryemadhi. E pyetur lidhur me detajet e protestës, kryetarja e LSI theksoi se nëse e bën diçka të tillë, "Rama do t'u shkojë në shtëpi njerëzve". "Po të tregoj që tani detaje nga protesta, Edi Rama u shkon tek shtëpia njerëzve. Edi Rama nuk ka parë gjë akoma. Pasi ai historikis­ht ka pasur një plan, që e realizoi. E kanabizoi Shqipërinë, siç e tha edhe CIA", u shpreh Kryemadhi. Kryetarja e LSI komentoi edhe qëndrimet e partive të tjera opozitare, të cilat ishin pjesë e listës së PD në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit. "Fronti opozitar ka nevojë për çdo grimë opozitare. Ne duam bashkimin e çdo opozitari për të rrëzuar këtë qeveri. Ne nuk duam vende në listat e deputetëve të PD dhe as nuk duam të ndajmë thelat e një qeverie imagjinare. Sot Shqipërisë po i rrezikohet demokracia. Dhe

që të ketë demokrati, duhet të ketë opozitë të fortë. Qëllimi i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës. Ky është problemi i madh i shqiptarëv­e. Më datën 27 në orën 12: 00, ne jemi në shesh. Koha e Edi Ramës mbaroi dhe nuk ka për t'u kthyer më, pasi ka shpërngulu­r shqiptarët, ka shkatërrua­r familjet shqiptare, ka sh-

katërruar ekonominë, ka larguar investitor­ët. Do të ngrihen të gjithë ata shqiptarë që janë kundër gjobave, kundër korrupsion­it, kundër dhunës. Këtu problemi është Edi Rama dhe largimi i tij. Ky është qëndrimi ynë dhe bashkëbise­dimi që kemi me Bashën është për këtë. Ne kemi votat tona dhe "LSI ka peshën dhe mandatet e veta në elektorat. Aleatët e PD të qetësohen, se LSI ka listën e vet dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD. LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare", tha zj. Kryemadhi.

elektorati­n tonë dhe PD nga ana tjetër ka hyrë bashkë me partitë e tjera", tha kryetarja e LSI. Mes të tjerësh, Kryemadhi pohoi se protesta e 27 janarit do të jetë demokratik­e dhe nuk do të ketë përshkallë­zime. "Ata kanë nevojë që të drejtohen ( qytetarët). Edhe zoti Basha e tha, nuk është çështja e

çadrës, sesa e një revolte që ka ardhur hap pas hapi, ku po shohim se ça po ndodh me kapjen e institucio­neve shtetërore, me mosrespekt­imin e elementeve që dhe njerëzve që hiqen nga puna. Po të tregoj që tani ( detaje nga protesta). Edi Rama u shkon tek shtëpia njerëzve. Edi Rama nuk ka parë gjë

akoma. Pasi ai historikis­ht ka pasur një plan, që e realizoi. E kanabizoi Shqipërisë, siç e tha edhe CIA. Nuk do të ketë ndalesë, pasi nuk do të ndalet më populli, edhe sikur do të dojë të ndalet populli. Them nuk do të ndalen, jo të përshkallë­zohet situata me tulla apo gurë", theksoi zj. Kryemadhi.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Një nga protestat e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania