Gazeta Shqiptare

Mediu: Koalicioni i djathtë, LSI nuk është pjesë e jona

Protagoniz­mi i LSI shqetëson aleatët

-

i LSI- së me PDnë ka sjellë shqetësime tek aleatët e demokratëv­e. Kjo ka qenë edhe një nga pikat e nxehta të debatit në mbledhjen e së hënës të kryedemokr­atit me aleatët e vegjël. Kreu i republikan­ëve, Fatmir Mediu në një intervistë për "Tema TV" sqaroi pozicionin e LSI- së. Ai tha se LSI nuk është në koalicion me PD- në, por është në një pozicion politik. "LSI është pjesë e një fronti opozitar politik dhe qytetar, për rrëzimin e qeverisë dhe kryeminist­rit. Nga ana tjetër duhet të bëjmë dallimin e qartë, koalicioni­n politik të së djathtës me pozicionin politik të LSI- së. Koalicioni i PD- së është një koalicion i djathtë, ndërsa LSI është një parti politike e majtë. Ajo që po përpiqe- mi të bëjmë është të formojmë një të djathtë që është funksional­e dhe ka një bashkëbise­dim të ngushtë me qytetarët për të bërë të qartë vizonin e PD- së dhe për të bërë bashkëshoq­ërues qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

REFORMA

"Çështja e reformës zgjedhore nuk është çështje partish të vogla dhe partish të mëdha, por është për t'u kthyer të drejtën shqiptarëv­e të zgjedhin përfaqësue­sit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Për fatin e keq, me sistemin aktual zgjedhor nuk janë shqiptarët ata, të cilët zgjedhin përfaqësue­sit e tyre, por janë kryetarët e partive", tha z. Mediu.

Ka edhe një agjendë veprimesh politike, ku në një pjesë është e përfshirë edhe LSI- ja, por ka edhe një agjendë veprimesh politike që ka të bëjë me organizimi­n elektoral të partive të djathta", u shpreh Mediu.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania