Gazeta Shqiptare

Opozita proteston në 27 janar, Basha: Pa kthim, asgjë s'na ndal

Vendimi i Grupit të PD- së, jo bojkot Kuvendit në seancën e 15 janarit Demokratët, takime me bazën për strategjin­ë politike

- Valentina Madani

Opozita do të protest ojë mesditën e 27 jan arit përpara Kryeminist­risë kundër qeverisë "Rama" deri në largimin e saj nga pushteti përmes krijimit të një qeverie antimafia. Prej muajsh opozita bashkohet rreth një kërkesë, largimin e qeverisë "Rama" dhe krijimin e një qeverie antimafia. Vendimi për të protestuar më 27 janar në orën 12: 00 u mor dje gjatë takimeve që kreu i opozitës, Lulzim Basha, pati me grupin parlamenta­r të demokratëv­e dhe krerët e partisë në rrethe. Opozita ndërkohë do të jetë në Parlament më 15 janar, kur çelet sesioni i ri parlamenta­r, duke u dhënë fund opsioneve për bojkot apo djegies së mandateve të deputetëve. Kryetari i PD- së ftoi qytetarët shqiptarë t'u bashkohen protestave të opozitës për ta nxjerrë vendin nga udhëkryqi dhe kriza e rëndë ku e ka futur Edi Rama me bashkëqeve­risjen e tij me krimin. "Ftojmë të gjithë shqiptarët të shtunën, më 27 janar në orën 12: 00, të na bashkohen në një protestë mbarëpopul­lore kundër varfërisë, krizës ekonomike, papunësisë, padrejtësi­së dhe drejtësisë së kapur politikish­t, drejtësi për të papunët, të rinjtë dhe studentët", deklaroi z. Basha. Edhe në këtë stinë të re protestash, objektivi politik i opozitës është largimi i kryeminist­rit dhe krijimi i një qeverie antimafia. "T'i japim fund kësaj paligjshmë­rie përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme", theksoi kreu i PD- së. Në takimin që pati me të zgjedhurit demokratë, Basha kërkoi nga deputetët e grupit parlamenta­r që të shkojnë në zonat e tyre elektorale dhe të takohen me qytetarët. Z. Basha do të vijojë turin e takimeve në rrethe, ku do t'u bëjë thirrje qytetarëve të bashkohen të shtunën e 27 janarit në bulevard për të protestuar. Z. Basha përmendi se qëllimi kryesor dhe i vetëm i opozitës është lufta ndaj paligjshmë­risë, që sipas tij po sundon sot në vend dhe krijimi i një qeverie antimafia. "Drejtësia është kapur politikish­t. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmëri­së në vend. Sot kemi një narkoshtet, i ndërtuar mbi paligjshmë­rinë. Paligjshmë­ria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së blerë, që ka çuar në një Parlament qeveri e kryeminist­ër të paligjshëm. Pasojat e paligjshmë­risë i ndjen çdo shqiptar. Papunësia ka shkak kryesor

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania