Gazeta Shqiptare

Spiropali: Opozita, interesat e ditës mbi ato kombëtare

Protesta para Kryeminist­risë, reagon PS- ja

-

Kryesia

e PS- së diskutoi dje për zgjedhjet e drej tuesve në bazë, ndërsa në asamble ishte shprehur pakënaqësi­a për disa prej drejtuesve. Në përfundim të mbledhjes, zëdhënësja e kryesisë socialiste iu referua protestës së paralajmër­uar nga opozita. "Pavarësish­t zhurmës, pavarësish­t përpjekjes së vazhdueshm­e të opozitës për të krijuar zhurmë në vend, por edhe kur flasin anglisht me Bashkimin Europian dhe me funksionar­ë të tjerë, ne pa diskutim vëmë përpara axhendën e Shqipërisë para axhendës politike të ditës. Kjo fatkeqësis­ht nuk është edhe retorika apo politika e opozitës. Ata kanë vendosur të vënë interesin e tyre politik të ditës mbi interesin kombëtar", u shpreh Elisa Spiropali. Sipas saj, PS është e vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë. "Jemi të vendosur që të ecim përpara, të vijojmë komunikimi­n me qytetarët. Ne fituam mandatin në një koalicion me qytetarët dhe jemi të vendosur ta vijojmë koalicioni­n e madh. Do të dëgjojmë qytetarët kudo, problemet e fermerëve, qytetarëve të papunë dhe të punojmë me vendosuri për të bërë të mundur një ndryshim. Të vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë. Axhenda ishte organizati­ve, por edhe qeverisëse dhe prioritete­t i qeverisë. Në këta muaj të punojmë fort për axhendën europiane të Shqipërisë për të bërë detyrat e shtëpisë. Jemi në një pikë të mirë të marrëdhëni­es me BE, pavarësish­t zhurmës së opozitës në vend, por edhe kur flasin anglisht me BE, ne vendosim para axhendën e Shqipërisë para interesit politik", deklaroi Spiropali.

REAGIMI

"Jemi në një pikë të mirë të marrëdhëni­es me BE, pavarësish­t zhurmës së opozitës në vend, por edhe kur flasin anglisht me BEnë, ne vendosim para axhendën e Shqipërisë para interesit politik", deklaroi Spiropali. paligjshmë­rinë, që u merr taksat shqiptarëv­e dhe i shpërndan te një grusht sunduesish. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmë­rie. Për një Shqipëri me taksa të ulëta, që garanton mundësi punësimi. Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen në manifestim­in e kësaj proteste, që ka si qëllim luftën ndaj paligjshmë­risë. PD ka nisur një dialog me të gjithë shqiptarët për t'i paraprirë protestës", theksoi z. Basha. Më herët në takimin me banorët e Kamzës, kreu i opozitës deklaroi se nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos dhe pasardhësv­e të tyre, Policia e Shtetit u shndërrua në një repart ndihme për drogën, e cila i shpërbeu Edi Ramës për të blerë pushtetin. Z. Basha inkurajoi shqiptarët të mos heshtin, të mos ulin kokën, të mos pajtohen me të keqen, por të protestojn­ë për të larguar qeverinë e krizës dhe për t'i dhënë vetes mundësinë të zgjedhin të lirë një qeveri që i shërben interesit të tyre. "Këto protesta - tha Basha do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira". Basha theksoi se në kushtet e një loje të barabartë, PD me programin e saj, del fituese. "Të gjitha këto janë të mundshme për Shqipërinë dhe rruga për ta arritur është largimi i qeverisë së bërë njësh me krimin. Ky është modeli i protestës, atje para selisë së të keqes, të gjithë bashkë, numrin më të madh me guximin dhe kurajën që iu karakteriz­on. Le t'i bashkojmë edhe një herë energjitë tona më të mira me rininë në ballë, në sheshet e protestës", - u shpreh z. Basha.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania