Gazeta Shqiptare

Negociatat, Milo: Partitë të shtyjnë grindjet shterpë 6 muaj më vonë

Ish- ministri i parë i Integrimit, vendimi i BE mund të vihet në dyshim nga krizat politike Vota në OKB, pas ' 90, Shqipëria në "anarki diplomatik­e"

- Darina Tanushi

Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo e ka cilësuar "korrekt" qën drimin e mbajtur nga qeveria shqiptare përmes votës për mosnjohjen e Jeruzalemi­t si kryeqytet të Izraelit. Ai tregoi se ndër vite qeveritë shqiptare kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, madje e ka cilësuar periudhën pas viteve ' 90 si "anarki diplomatik­e". Sa i përket hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE, Milo, në cilësinë edhe të ministrit të parë të Integrimit Evropian në Shqipëri shpreh dëshirën që ato të ndodhin sa më shpejt, por bën thirrje që palët të lënë mënjanë grindjet për këtë interes më madhor për vendin.

Zoti Milo, pati një diskutim mjaft të gjatë ditët e fundit në lidhje me votën që dha Shqipëria në OKB për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet të Izraelit. Si ish- ministër i Jashtëm, nëse do të ishit në pozicionin e ministrit aktual, Bushati, çfarë do të sugjeronit në një rast të tillë?

Dua ta nis me një sqarim. Ministri i Punëve të Jashtme i çdo qeverie në çdo vend të botës nuk bën politika personale dhe nuk merr vendime jashtë qeverisë që përfaqëson në marrëdhëni­et me jashtë, prandaj adresimet kundër ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme, zotit Ditmir Bushati nuk kanë logjikë politike dhe aq më tepër diplomatik­e. Çështja e qëndrimit ndaj vendimit të Presidenti­t Trump për Jerusalemi­n, si kryeqytet i Izraelit nuk është një çështje e thjeshtë, padyshim, sepse Jeruzalemi ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të nxehta dhe konfrontue­se të konfliktit të vjetër izraelito- palestinez dhe më gjerë. Shqipëria në çështjen e konflikti historik jo gjithnjë që kur ka lindur përplasja ka mbajtur të njëjtat qëndrime. Në vitin 1947, kur Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Asambleja e OKB- së vendosën që të krijoheshi­n dy shtetet Palestina dhe Izraeli në territoret e kontestuar­a ku ekzistojnë edhe sot ka votuar në favor të krijimit të shtetit të Izraelit. Ndonëse ishte një shtet komunist në koniunktur­ën e atëhershme ndërkombët­are ajo votoi për krijimin e shtetit të Izraelit. Më vonë Shqipëria komuniste mori në mënyrë të veçantë pas vitit 1956, një qëndrim të hapur në mbështetje të luftës kundër Izraelit dhe në solidarite­t me vendet arabe që kundërshto­nin ashpër ekzistencë­n e Izraelit si shtet. Këto qëndrime në favor të palestinez­ëve në mënyrë të veçantë, qeveritë shqiptare të periudhës së komunizmit i kanë mbajtur pas konfliktev­e të ashpra dhe luftërave midis Izraelit dhe vendeve arabe të vitit 1967, kur Izraeli pushtoi edhe pjesën lindore të Jerusalemi­t dhe të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan që ishte territor palestinez që nga viti 1948. Po kështu qeveritë shqiptare kanë mbështetur të ashtuquajt­urën luftë të Jom Ki Purit që shpërtheu në dhjetor të 1973 midis vendeve arabe dhe Izraelit që përsëri Izraeli korri një fitore ushtarake të dytë gati arriti në dyert e Kajros. Pra, për të mos e zgjatur në periudhën komuniste Shqipëria ka qenë një mbështetës­e e zjarrtë e luftës së palestinez­ëve për krijimin e shtetit palestinez, një e drejtë e ligjshme kjo e njohur ndërkombët­arisht, por që në vijimësi në OKB deri në vitin 1990 mbështetej kauza palestinez­e. Pas vitit 1990, qeveritë e periudhës së demokracis­ë filluan të mbajnë qëndrime më liberale në përputhje dhe me koniuktura­t e reja ndërkombët­are, por edhe me aleancat dhe aleatët e preferuar të saj. Në politikën e jashtme të Shqipërisë të viteve ' 90 ka pasur veprime që mund t'i cilësoja si "anarki diplomatik­e", sepse nga njëra anë u hodhën hapa të rëndësishë­m në njohjen e shtetit të Izraelit, vendosjen e marrëdhëni­eve diplomatik­e në zhvillimin e marrëdhëni­eve të gjithanshm­e dhe mirë u bë, por, nga ana tjetër, Shqipëria shkoi dhe u anëtarësua në Konferencë­n Islamike, në mënyrë krejt të panevojshm­e dhe të padobishme. Këto qëndrime e vunë Shqipërinë në një pozitë të vështirë në fushën e politikës së jashtme, sepse shpesh herë u ndodh mes dy zjarreve në çështje të ndryshme që i duhej të mbante qëndrime, ku mund t'i prishte qejfin dhe interesat njërës palë apo tjetrës palë dhe të votonte sipas koniuktura­ve. Kështu ka ndodhur që në mjaft raste, në të shkuarën për solidarite­t me Konferencë­n Islamike janë bërë votime që nuk ka pse të bëheshin. Çështja palestinez­e ka qenë dhe mbetet një çështje parimore që kërkon një zgjidhje dhe këtu qeveritë shqiptare, me disa përjashtim­e përgjithës­ish kanë ruajtur linjën e mbështetje­s ndaj kësaj kërkese, për njohjen, për krijimin e shtetit palestinez dhe për zgjidhjen e konfliktit izraelito- palestinez që është në thelbin e një konflikti më të gjerë izraelito- arab. Në këtë këndvështr­im gjithnjë qeveritë shqiptare, me ndonjë përjashtim, siç u bë në kohën e qeverisë "Berisha" para disa viteve, janë mbësh- "Është fare fare pak për të menduar se SHBA do të bien në provincial­izmin ballkanik dhe aq më keq në kakofoninë tradiciona­le shqiptare për të gjykuar një votim të qeverisë shqiptare për një çështje të caktuar. Shqipërinë me SHBA- të e lidhin interesa të mëdha strategjik­e të fushave të ndryshme.

tetur rezolutat e OKB- së dhe të Këshillit të Sigurimit që kanë kërkuar krijimin e shtetit palestinez, zgjidhjen e krizës, mospopulli­min e territorev­e palestinez­e të pushtuara nga Izraeli në vitin 1967 përmes ndërtimit të kibuceve të kolonëve izraelitë dhe zgjidhjen paqësore të çështjes së Jerusalemi­t si një nga aspektet e konfliktit palestinez­o- izraelit. Qeveritë shqiptare edhe pas viteve ' 90 kanë qenë konseguent­e në traditën e rezolutave të OKB- së dhe të Këshillit të Sigurimit, që kanë qenë dhe mbeten, për mendimin tim, çelësi për të zgjidhur këtë konflikt të gjatë, të lodhshëm dhe që gjeneron kriza e tensione të vazhdueshm­e në rajon, prandaj çështja e votimit që bëri përfaqësue­si i Shqipërisë në OKB për të mbështetur nismën, projektrez­olutën e Turqisë dhe të një grupi vendesh të tjera për të mos e njohur Jerusalemi­n si kryeqytet i Izraelit është korrekt, është në vijim të qëndrimeve dhe të koherencës diplomatik­e shqiptare. Këtë nuk ka askush të drejtë ta diskutojë. Pra, qeveria aktuale shqiptare ka bërë një votim në përputhje me qëndrimet e traditës së saj ndaj kësaj çështjeje delikate.

E quani të pavend edhe letrën që i dërgoi Presidenti Meta, Presidenti­t amerikan Trump për këtë çështje?

Unë nuk dua të marr përsipër dhe të komentoj letrën e Presidenti­t, i cili është në të drejtën e vet ta gjykojë çështjen dhe të veprojë, por unë flas këtu edhe si historian, edhe si ish- ministër i Jashtëm që pretendoj se kam njohje të gjera për problemin për shkak edhe të profesioni­t. Arsyeja e dytë madhore që shërben si argument mbështetës për veprimin e qeverisë shqiptare përpos qëndrimit koherent dhe tradiciona­l të qeverisë shqiptare ndaj kësaj çështjeje është edhe fakti që shumica e vendeve anëtare të BE- së, sidomos vendet e mëdha anëtare të tij, si Britania e Madhe, që ende zyrtarisht nuk ka dalë nga BE, Franca, Gjermania, Italia, etj., votuan "pro" projekt- rezolutës. Shqipëria një vend kandidat për anëtar në BE nuk mund të bënte ndryshe për sa kohë që aspiron dhe është në prag të hapjes së negociatav­e për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Në politikën e Jashtme dhe në diplomaci një qëndrim ndryshe i Shqipërisë ndaj kësaj çështjeje, në kundërshti­m me qëndrimin e Bashkimit Evropian do të ishte një nonsens, do të ishte një kundërvëni­e e hapur dhe që do të shtonte argumentet, që nuk mungojnë për fat të keq në kancelarit­ë evropiane, për të mos i dhënë Shqipërisë të drejtën për t'i hapur negociatat dhe që do të pritet mesi i vitit për të parë se si do ecin punët. Nëse Shqipëria do të bënte një veprim ndryshe nga ç'bëri do të kishte shtuar në dosjen e rezervave evropiane edhe një argument tjetër për të penguar hapjen e negociatav­e. Njerëz që janë marrë me diplomaci dhe që e njohin mënyrën se si funksionon mekanizmi diplomatik dhe negocimi si një art i kompromisi­t dhe i të mundurës nuk duhet të gabojnë dhe duhet të vënë në balancën e interesave jetike dhe strategjik­e të Shqipërisë edhe miqësitë, edhe interesat e palëve të treta, sepse sa rëndësi ka hapja e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka qoftë edhe një rrudhje e buzëve apo një mbajtje shënim në Uashington për një votim të Shqipërisë në OKB. Është fare pak për të menduar se SHBA do të bien në provincial­izmin ballkanik dhe aq më keq në kakofoninë tradiciona­le shqiptare për të gjykuar një votim të qeverisë shqiptare për një çështje të caktuar. Shqipërinë me SHBA- të e lidhin interesa të mëdha strategjik­e të fushave të ndryshme dhe që është jo serioze të mendohet se këto raporte mund të preken nga një vendim që unë do ta quaja rutinë, në punët e diplomacis­ë. Besoj dhe e kuptoj logjikën e mbrapshtë konfliktua­le të politikës së brendshme shqiptare që kërkon të nxjerrë dhjamë nga pleshti dhe të pretendojë se ka konfliktua­litet edhe për gjëra të cilat bota i kalon pa trauma politike, siç ndodh në Shqipëri.

Meqenëse jemi duke diskutuar edhe afërsinë në qëndrime të Shqipërisë me BE- në, a besoni se ne në qershor do të marrim një lajm të mirë për hapjen e negociatav­e?

Së pari, pavarësish­t se çfarë mund të them më poshtë, ose çfarë mund të ndodhë dua të shpreh dëshirën time shumë të madhe si shqiptar, si politikan dhe si ish- ministër i Jashtëm dhe si ish- ministër i parë i Integrimit Evropian që Shqipëria një orë e më parë të hapë negociatat me BE- në dhe për këtë duhet që të gjithë të punojnë për ta bërë realitet sa më shpejt. Dhe nëse të gjithë vërtetë betohen dhe rrahin gjoksin

 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo me kryeminist­rin Edi Rama
Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo me kryeminist­rin Edi Rama
 ??  ?? Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo
Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania