Gazeta Shqiptare

Rama: Pas 1 shkurtit, ndëshkim atyre që kanë lidhje të paligjshme të ujit

Kryeminist­ri në Fier për aksionin e ri: Mbaroi "koha e paqes"

-

Kryeminist­ri

Edi Rama paralajmër­oi dje, nga Fieri se lidhjet e paligjshme të ujit duhet të përfundojn­ë deri në 1 shkurt. Pas kësaj date, të gjithë ata konsumator­ë që do të kapen, do të ndëshkohen. Kryeminist­ri Rama zhvilloi një takim me drejtues të Ndërmarrje­s së Ujësjellës­it në këtë qytet për të diskutuar mbi reformën e ujit. "Është shumë e rëndësishm­e, që të kemi më shumë komunikim këtë muaj, pasi, siç e kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon "koha e paqes" në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t'u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellës­it. Dhe fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit. Është shumë e rëndësishm­e që t'iu bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit, qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor duhet të paraqesin faturën",- tha Rama. E njëjta gjë, sipas tij, duhet të bëhet edhe me bizneset, por krye- sorja në këtë rast është që bizneseve t'u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të rënda për vjedhjen e ujit. Sipas kryeminist­rit, janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha. "Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe, në fakt, janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellës­it. Turp më të madh nuk ka. Është krim dhe si çdo krim duhet ndësh- kuar",- tha ai. Ndërkohë sfida më e madhe, sipas kryeminist­rit, është fshati, aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, që është një skandal më vete". "Duhet një fushatë intensive këtë muaj komunikimi për t'ju sqaruar dhe për t'ju thënë që kjo gjë nuk mund të vazhdojë të tolerohet më dhe për këtë arsye është mirë që të gjithë të legalizojn­ë lidhjet e tyre",shtoi Rama. Të gjitha këto, vijoi kryeminist­ri, bëhen që të kemi më pak shpenzime për të kompensuar humbjet dhe më shumë investime. "Më shumë investime përk- thehen në më shumë më tepër cilësi shërbimi, që do të përkthehet më shumë më tepër ekonomi në fund të fundit", shtoi Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Fier
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania