Gazeta Shqiptare

AMF: Siguruesit të paguajnë menjëherë 7 milionë euro

Miratohet Fondi i Kompensimi­t për vitin 2018, zgjidhje pagesave të mbartura ndër vite Pagesat e prapambetu­ra nga viti 2001 e në vazhdim

- KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK NJOFTIM PËR EKSPERTË DHE SPECIALIST­Ë TË PAVARUR brenda datës 09 Shkurt 2018

1.25 miliardë lekë për ngjarjet nga viti 2001 deri 31.12.2013, ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë. 418 milionë lekë për ngjarjet nga viti 2014 deri në 31.12.2017, ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë, dhe jo më pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018.

Kompensimi­t, për të cilat ka përfunduar procesi i trajtimit ( përmbarimo­re, me vendim gjykate të formës së prerë dhe të miratuara, por të papaguara) në vlerën totale

923 354 758 lekë për ngjarjet e sigurimit nga data 01.01.2001 deri në 31.12.2017.

BORXHI I RI

Njëkohësis­ht, për të mos krijuar borxh të ri, Bordi i

AMF- së vendosi krijimin e Fondit të Kompensimi­t për vitin 2018, minimalish­t në masën 895 203 094 lekë, i ndarë: 745 203 094 lekë për shlyerjen e detyrimeve për ngjarjet nga 1 janar 2001 deri në 31 dhjetor 2017 ( që janë në proces trajtimi apo procese gjyqësore, pa vendim të formës së prerë) dhe jo më

pak se 150 milionë lekë për ngjarjet që mund të ndodhin gjatë vitit 2018. Vendimi bën të mundur që çdo qytetar që gjatë vitit 2018 fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda vitit 2018. Autoriteti, ashtu si në shumë vendime të marra

gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet tek mbrojtja e interesave të konsumator­ëve dhe e konsideron shlyerjen e detyrimeve të Fondit të Kompensimi­t si një ndër prioritete­t kryesore të veprimtari­së së tij gjatë vitit 2018, edhe pse këto detyrime kanë filluar të mbarten prej vitit 2001. Në zbatim të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 184, neni 8, datë 17.03.2010, Komisioni i Prokurimit Publik shpall konkurrimi­n për plotësimin e listës vjetore të Ekspertëve dhe Specialist­ëve të Pavarur në fushat: Ekspert vlerësimi i pasurive të paluajtshm­e; ekspert kontabël i regjistrua­r; inxhinjer elektronik/ informatik; inxhinjer mekanik; inxhinjer hidrologji­k; inxhinjer elektrik; inxhinjer gjeologji- minierash; inxhinjer mjedisi; inxhinjer ndërtimi; inxhinjer tekstile; kimist; specialist në farmaceuti­kë.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat : 1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën ku ai do të konkurrojë. 2. Të ketë licensë në fushat ku ligji parashikon pajisjen me të.

Pagesa dhe shpenzimet e expertëve apo specialist­ëve të pavarur do të bëhet me parapagim nga pala ankimuese.

Kandidati duhet të paraqesë në selinë e Komisionit të Prokurimit Publik këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV- në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, fotokopje të lincensës si ekspert, të librezës së punës, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, fotokopje te kartës së identiteti­t, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndri­mit.

 ??  ?? Autoriteti i Mbikëqyrje­s
Financiare
Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania