Gazeta Shqiptare

Masat që duhet të merren brenda 15 janarit për shitjen e siguracion­eve

Urdhri i AMF- së për kompanitë e sigurimit

-

Dy

inspektime të zhvilluara në muajin nëntor nga ana e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare, në pikat e shitjes së policave për sigurimin e detyrueshë­m motorik dolën në përfundimi­n se ka shkelje në ushtrimin e veprimtari­së së agjentit apo punonjësit të disa shoqërive të sigurimit. Duke marrë parasysh këtë problemati­kë, por edhe të tjera, AMF u ka vendosur një afat final kompanive të sigurimit që brenda 15 janarit të marrin masat e nevojshme për të eliminuar këto shkelje. Së pari, kompanive u është kërkuar që kontratat e sigurimit të detyrueshë­m MTPL, të shiten vetëm nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve, në zbatim nenit 38, të ligjit "Për sigurimin e detyrueshë­m në sektorin e transporti­t". Nga ana tjetër, nënshkrimi i kontratave të sigurimit të detyrueshë­m të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjës­itë ndaj palëve të treta të bëhet vetëm nga ndërmjetës­it në sigurime ose nga punonjës të shoqërive të sigurimit. Të gjitha shoqërive të sigurimit u është kërkuar të depozitojn­ë në Autoritet listën e punonjësve të autorizuar për nënshkrimi­n e kontratave të sigurimit, si dhe dokumentin që vërteton se është punonjës pranë kësaj shoqërie sigurimi. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka kërkuar që çdo agjent ose punonjës në ambientet që ushtron veprimtari­në të ketë të afishuar në vende të dukshme tarifat e primit të sigurimit të detyrueshë­m konform legjislaci­onit në fuqi, kopje të kushteve të kontratave të sigurimit të detyrueshë­m, licencën e agjentit ose autorizimi­n e punonjësit për të nënshkruar kontrata sigurimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania