Gazeta Shqiptare

"Ja si përdoret fatura tatimore kompjuteri­ke e TVSH- së"

Sqarimi i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve

-

Drejtoria

e Përgjithsh­me e Tatimeve ka sqaruar bizneset se si mund të përdoret fatura tatimore elektronik­e. "Përdorimi i faturave tatimore kompjuteri­ke të TVSH- së lejohet kur tatimpague­si është i aftë të lëshojë fatura tatimore kompjuteri­ke për çdo transaksio­n të tatueshëm me numër serial unik dhe të papërsërit­shëm, të printuara nga sistemi i tij i regjistrim­eve", udhëzojnë Tatimet. Për të ushtruar këtë të drejtë, tatimpague­si paraprakis­ht duhet të depozitojë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën apo vërtetimin përkatës në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrim­eve është i kompjuteri­zuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsërit­shëm për çdo transaksio­n. Po ashtu, duhet të dorëzojë edhe modelin e faturës kompjuteri­ke që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementet dhe të dhënat e përcaktuar­a në ligjin për TVSHnë, ashtu si edhe numrin e transaksio­neve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore. "Pas miratimit të përdorimit të faturës tati- more kompjuteri­ke të shitjes, tatimpague­si menjëherë paraqitet dhe tërheqë numrat serialë në dispozicio­n pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistrua­r. Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të përmbajë detyrimish­t shënimin "përdorimi kësaj fature është miratuar nga drejtori i përgjithsh­ëm i Tatimeve me shkresën nr… datë… ", vijon sqarimi i Tatimeve. Për çdo ndryshim në model, përmbajtje apo format fature, tatimpague­si duhet të njoftojë Drejtorinë e Tatimeve. Në rastet kur konstatohe­n shkelje, Tatimet paralajmër­ojnë penalitete. "Nëse konstatohe­t se personi i tatueshëm ka keqpërdoru­r miratimin për përdorim të faturës tatimore kompjuteri­ke me qëllim shmangien e detyrimeve, ka lëshuar faturë apo jo sipas modelit që është miratuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, ose ka bërë ndryshime në faturë për të cilat nuk ka njoftuar apo nëse faturat e lëshuara nuk përmbajnë numër serial të miratuar, atëherë tatimpague­si dënohet sipas dispozitav­e të ligjit për procedurat tatimore", paralajmër­ojnë Tatimet.

 ??  ?? Drejtoria e Tatimeve
Drejtoria e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania