Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste 3 bashkëfsha­tarët, në kërkim 36- vjeçari Vladimir Topjana

Dy familjet 10 vjet në konflikt, shkak zgjedhja e kryeplakut të fshatit Përplasi me makinë pjesëtarët e familjes Gega

-

Një 36- vjeçar nga Fushë- Arrëz ka ten tuar që të vrasë tre persona të tjerë që ndodheshin në një makinë. Ngjarja ka ndodhur dje në qendër të këtij qyteti. Mësohet se Vladimir Topjana ka goditur me mjetin e tij shtetasin Artan Gega 26 vjeç dhe babain e xhaxhain e tij. Këta tre të fundit po udhëtonin në makinën e tyre kur janë goditur nga Topjana. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se 36vjeçari ndodhej në një mjet tip "Landrover" me targë DR 1657 F kur ka përplasur automjetin tip "Volsvagen" të Artan Gegës, në të cilin ndodheshin edhe të afërmit e tij. Si pasojë e goditjes me makinë është dëmtuar vetëm mjeti tip "Volsvagen", ndërsa nuk janë dëmtuar tre pjesëtarët e familjes Gega që ndodheshin brenda saj. Sipas hetuesve të çështjes, Topjana, pasi ka përplasur tre shtetasit e tjerë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Tre personat e familjes Gega kanë dalë nga mjeti dhe pasi kanë bërë deklarimet në polici janë nisur drejt banesës. Ende pa shkuar në banesë, në fshatin Lumardhë të Fushë- Arrëzit, 36- vjeçari Vladimir Topjana ( sipas Artan Gegës) u ka dalë sërish para dhe pasi i ka kërcënuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me pistoletë është larguar sërish. Policia, kur ka shkuar në vendngjarj­e nuk ka gjetur gëzhoja nga plumbat e pistoletës. Ndërkaq, Vladimir Topjana është shpallur në kërkim, ndërsa akuzohet për veprën penale: "Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë". Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokuroris­ë së Pukës. Burimet e mësipërme pohuan se po punohet për kapjen dhe arrestimin e 36- vjeçarit. Efektivët po kontrolloj­në zona të ndryshme ku mendohet se mund të jetë fshehur shtetasi Vladimir Topjana që po ashtu është banor në të njëjtin fshat, Lumardhë të Fushë- Arrëzit.

KONFLIKTI

Familjet Gega dhe Topjana kanë një konflikt prej afro 10 vitesh mes tyre. Gjithçka ka nisur kur në fshat janë zhvilluar një palë zgjedhje për kryeplakun e fshatit. Këta dy fise kanë pretenduar që ta kenë ata drejtimin e fshatit duke u nisur sipas rregullave dhe zakoneve që janë në ato zona. Në këtë mënyrë dy fiset nuk kanë lëshuar pe ndaj njëri- tjetrit duke kërkuar që ta kenë nga fisi i tyre kryeplakun. Diskutimet e shumta janë kthyer në një debat të fortë dhe deri në konflikt mes personave të dy fiseve. Që nga ajo kohë, dy fiset herë pas here kanë pasur fërkime apo konflikte mes njëri- tjetrit duke qenë se jetojnë edhe në një fshat. Para afro 3- 4 viteve, sipas burimeve nga të dy fiset, Vladimir Topjana është goditur me sende të forta në trup dhe ka përfunduar në spital, por ai ka arritur që të shpëtojë. Disa pjesëtarë të familjes Gega kanë emigruar, por prej disa kohësh janë rikthyer sërish. Palët herë pas here kanë pasur mosmarrëve­shje edhe për çështje votash kur ka pasur zgjedhje, teksa Topjana është pjesë e PS- së, ndërsa Gegajt në kohën kur ka ndodhur konflikti me një Para afro 3- 4 viteve, sipas burimeve nga të dy fiset, Vladimir Topjana është goditur me sende të forta në trup dhe ka përfunduar në spital. Disa pjesëtarë të familjes Gega kanë emigruar, por prej disa kohësh janë rikthyer sërish. Palët herë pas here kanë pasur mosmarrëve­shje edhe për çështje votash kur ka pasur zgjedhje, teksa Topjana është pjesë e PS- së , ndërsa Gegajt, në kohën kur ka ndodhur konflikti, me një prej partive të djathta.

prej partive të djathta. Historia e konfliktev­e ka vijuar për të ardhur deri në ditët e sotme kur Vladimir Topjana me fuoristrad­ën e tij ka tentuar, sipas policisë së Shkodrës që të vrasë Artan

Gegën, babain dhe xhaxhain e këtij të fundit që ndodheshin në mjetin tip "Volsvagen". Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe konfliktev­e të hershme mes dy fiseve.

 ??  ?? Përplasja e automjetev­e në qytetin e Fushë- Arrëzit
Përplasja e automjetev­e në qytetin e Fushë- Arrëzit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania