Gazeta Shqiptare

Ministria e Brendshme, tryezë konsultimi me ambasadorë­t për vetingun

Xhafaj: Reformë e vështirë, por e domosdoshm­e

-

Ministria

e Brendshme, zhvilloi ditën e djeshme një takim me ambasadorë­t dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma ligjore, e cila brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim, synon të ndërtojë institucio­ne të forta me profesioni­stë dhe punonjës me integritet. "Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë, e cila është e domosdoshm­e në kushtet aktuale kur ne konstatojm­ë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesioni­stë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritet­in, me kushtet e integritet­it për të qenë pjesëtarë të kësaj agjencie me profesiona­lizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdr­ejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit",- tha Xhafaj. Ambasadorë­t, pasi u njohën me detajet për realizimin e procesit të vetingut në Policinë e Shtetit, shprehën mbështetje, vlerësim për punën e kryer dhe besim për rezultate të shpejta.

"Nga ana ime dua të falënderoj ministrin dhe zv. ministrin për këtë qasje, kaq mirë të menduar. Unë shpresoj që kjo do të sjellë rezultate sa më shpejt dhe aq më mirë",- tha ambasadori i Gjermanisë Susanne Schütz. "Ju keni nisur tani të na përfshini ne dhe institucio­net e tjera në zhvillimin e këtij plani. Unë ju kompliment­oj në zhvillimin e këtij procesi. Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatje­s dhe plotësimit të draftit dhe t'i përgjigjen­i pyetjeve të rëndësishm­e, veçanërish­t në fushën e komunikimi­t, teksa shkojmë përpara. Përtej kompliment­eve, ne jemi këtu. Jemi me ju. Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi", tha Steve Bennett, drejtor i ICITAP.

 ??  ?? Ministria e Brendshme, Fatmir Xhafaj dje në takimin me ambasadorë­t dhe oficerët e huaj të kontaktit
Ministria e Brendshme, Fatmir Xhafaj dje në takimin me ambasadorë­t dhe oficerët e huaj të kontaktit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania