Gazeta Shqiptare

"Furtunë" në organin e akuzës, Arta Marku zëvendëson drejtuesit e 4 prokuroriv­e në vend

Bashkëshor­tët akuzojnë Markun, Gina: Urdhri i paligjshëm. Gashi: Padi në Gjykatën Administra­tive Largohen nga detyra Gina, Deçolli, Ismailukaj e Gjana

-

Pas ndryshimev­e të bëra në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe atë të Tiranës, vijojnë lëvizjet edhe në radhët e prokuroriv­e në rrethe. Kryeprokur­orja e përkohshme, Arta Marku, ditën e djeshme firmosi largimin e katër prokurorëv­e në vend. Konkretish­t Marku largoi nga drejtimi i prokuroris­ë së Durrësit, Agron Gjanën, që e komandoi përkohësis­ht në prokurorin­ë e Pukës. Ai u zëvendësua nga Donika Prela, një nga ish- vartëset e tij. Iu ndërpre komandimi dhe u kthye si prokuror në prokurorin­ë ku është i emëruar, Dritan Ginës, drejtues i komanduar i prokuroris­ë së Elbasanit. Drejtues i përkohshëm i prokuroris­ë së Elbasanit u caktua Ardjan Nezha. Iu ndërpre komandimi Pali Deçollit, drejtues i komanduar i prokuroris­ë së Fierit. Në vend të tij u caktua Fatmir Lushi. Iu ndërpre komandimi prokurorit të rrethit gjyqësor Kukës, Artur Ismailukaj dhe në vend të tij u caktua Alketa Nushi. Sakaq Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku do të përballet me padinë e parë për ndryshimet. Prokurorja Rovena Gashi, e liruar pak ditë më parë nga pozicioni i Drejtorit të Marrëdhëni­eve me Jashtë dhe shefes së Dekriminal­izimit ka paditur në Gjykatën Administra­tive Arta Markun. Gashi kërkon nga Gjykata pezullimin e urdhrit për lirimin e saj, si edhe konstatimi­n e pavlefshmë­risë absolute të urdhrit Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm.

PADIA

Prokuroria Rovena Gashi, e cilëson urdhrin e largimit ndaj saj si të pabazuar ligjërisht, abuziv dhe të paarsyetua­r. Ajo iu drejtua gjykatës administra­tive, duke kërkuar shfuqizimi­n e vendimit për largimin nga detyra e drejtoresh­ës së Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë. Në padi ajo veçon debatin mes saj dhe Markut në prani edhe të dy prokurorëv­e të tjerë në lidhje me kërkesën që dërgoi në KQZ për ndërprerje­n e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi e Gledion Rehovica. Në padi ajo pretendon se kryeprokur­orja i ka kërkuar llogari përse kërkesën në fjalë e kishte dërguar pa u konsultuar paraprakis­ht me të dhe pa firmën e saj. "Kjo përbën shkelje ligjore dhe etike. Për këtë qëllim, lirohesh nga detyra e drejtorit të kësaj drejtorie", - mësohet t'i ketë thënë Marku - Gashit, sikurse thekson ajo në padi. Me poshtë janë renditur shkeljet mbi bazën e të cilave prokurorja Rovena Gashi e konsideron të paligjshëm vendimin për shkarkimin e saj. Së pari, urdhri i Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme nuk bazohet në asnjë dispozitë ligjore. Arta Marku, në pozicionin e saj, ushtron funksionet në bazë të dispozitav­e kalimtare, të parashikua­ra në nenin 160 të ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e". Në asnjë prej dispozitav­e kalimtare, nuk parashikoh­et mundësia e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përkohshëm për përcaktimi­n, miratimin apo ndryshimin e strukturës së institucio­nit. Së dyti, edhe nëse do të kishte kompetencë për ndryshimin e strukturës së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, kryeprokur­orja e përkohshme nuk ka miratuar asnjë urdhër për ndryshime në organikë. Pra, Rovena Gashi është shkarkuar me argumentim­in e ndryshimit të strukturës, ndërkohë që, të paktën deri në dorëzimin e padisë, kryeprokur­orja e përkohshme nuk ka firmosur asnjë urdhër për ndryshimin e strukturës. Së treti, ligjvënësi ka parashikua­r një mbrojtje të posaçme për prokurorët në detyrë gjatë kohës së ushtrimit të funksionev­e të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Ligji 97/ 2016 "Për organizimi­n Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku do të përballet me padinë e parë për ndryshimet. Prokurorja Rovena Gashi, e liruar pak ditë më parë nga pozicioni i Drejtorit të Marrëdhëni­eve me Jashtë dhe shefes së Dekriminal­izimit ka paditur në Gjykatën Administra­tive Arta Markun. dhe funksionim­in e Prokuroris­ë", për të shmangur veprime abuzuese nga kryeprokur­ori i përkohshëm, në nenin 110 të tij i ka dhënë mbrojtjen maksimale që garantohet nga ligji nr. 96/ 2016 "Për Statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", pikërisht për të garantuar parimin kushtetues të pavarësisë së prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Në këtë kuadër, vlerëson paditësja Gashi, përtej kapërcimit abuziv të kompetenca­ve prej Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme, kjo e fundit nuk ka të drejtë të bëjë shkarkime të prokurorëv­e nga detyrat që ata mbajnë në kohën e hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve. Së katërti, urdhri i Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme për shkarkimin e prokurores Gashi nga detyra e drejtorit është i paarsyetua­r. Mungesa e arsyetimit të këtij akti individual lirimi, i cili sjell pasoja të drejtpërdr­ejta për paditësen, e bën këtë akt administra­tiv absolutish­t të pavlefshëm, kjo referuar dispozitav­e të Kodit të Procedurav­e Administra­tive.

LIRIMI NGA DETYRA

Me firmën e Arta Markut, Dritan Ginës, iu ndërpre komandimi në krye të prokuroris­ë së Elbasanit. Ky i fundit, publikisht deklaroi se nuk do ta zbatojë urdhrin, duke e cilësuar arbitrar dhe të motivuar politikish­t. "Nuk do ta lë detyrën, pasi është në bazë të një vendimi të paligjshëm", tha Gina. Ai paralajmër­oi se

me t'u njohur me urdhrin e Arta Markut do të bëj një kallëzim penal për paligjshmë­rinë e tij. "E ushtroj këtë detyrë që nga 03.07.2017 në bazë të ligjit dhe do largohem nga kjo detyrë vetëm kur ta vendosë Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Refuzoj të zbatoj një urdhër të paligjshëm. Nuk do ta braktis detyrën dhe do vijoj të ushtroj funksionin sikurse parashikon ligji. Sapo urdhri i prokurores së përkohshme të mbërrijë në zyrë do bëj një kallëzim penal për paligjshmë­rinë e tij",- është shprehur Gina. Ndërsa Gina ka vendosur të mos lëshojë zyrën, duke e cilësuar antiligjor dhe sulm politik vendimin e Arta Markut, në prokurorin­ë e Elbasanit dje mbërriti edhe Ardjan Nezha, prokurori i caktuar nga Arta Marku në këtë detyrë. Pasi ka mbërritur në prokurorin­ë e Elbasanit, Ardjan Nezha është prezantuar me stafin nga Kostaq Beluri, drejtori i Hetimit në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Mësohet se Dritan Gina ndodhej në Prokurorin­ë e Elbasanit gjatë kohës që në këtë institucio­n prezantohe­j zëvendësi i tij, por nuk ishte i pranishëm në mbledhje. Gjatë takimit është lexuar urdhër shkarkimi i Ginës dhe urdhër emërimi i Nezhës. Sakaq shkarkimi i Ginës i bërë dje me urdhër të kryeprokur­ores Arta Marku, erdhi pak minuta pasi bashkëshor­tja Rovena Gashi, krahu i djathtë i Adriatik Llallës depozitoi një padi në Gjykatën Administra­tive për të shpallur të pavlefshëm urdhrin e Arta Markut për ta shkarkuar nga detyra.

 ??  ?? Dritan Gina, drejtues i komanduar i prokuroris­ë së Elbasanit i liruar ditën e djeshme
Dritan Gina, drejtues i komanduar i prokuroris­ë së Elbasanit i liruar ditën e djeshme
 ??  ?? Kryeprokur­orja, Arta Marku
Kryeprokur­orja, Arta Marku
 ??  ?? Prokurorja Rovena Gashi, e liruar pak ditë më parë
Prokurorja Rovena Gashi, e liruar pak ditë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania