Gazeta Shqiptare

Nis projekti për shpëtimin e lagunës së Kune- Vainit nga shkatërrim­i e erozioni

"Brenda 2020 do të mbjellim 2,2 milionë pemë, moratorium­et në shërbim të faunës" Klosi: Fokusi kryesor, pyllëzimi i plotë i zonës

-

Në lagunën e KuneVainit në Lezhë do të zbatohet projekti për pyllëzimin e plotë të saj, me qëllim rikuperimi­n dhe mbrojtjen nga përmbytjet e erozioni. Kjo është bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi në Lezhë ku u lançua projekti "Arritja e përshtatje­s së Lagunës Kune- Vain përmes adaptimit të bazuar në ekosistem". Sipas Klosit, zbatimi i këtij plani do të mbrojë lagunën ku më tej u vu theksi mbi pyllëzimin, si fokusi kryesor i projektit. "Projekti që kemi ardhur sot të lançojmë është një nga projektet që do të shpëtojë në masën më të madhe një nga perlat e Shqipërisë, që është laguna e Kune- Vainit dhe projekti ka për qëllim të krijojë një kanal, i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishm­e e projektit do të jetë mbjellja e pemëve. Në procesin tonë të madh për pastrimin e Shqipërisë kuptojmë problemati­kat e kësaj zone por po ashtu kuptojmë edhe pyllëzimin."- tha ministri i Mjedisit. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësue­s të UNEP, të pushtetit lokal dhe të administra­tës së zonave të mbrojtura në Lezhë. Gjatë inspektimi­t në terren të zonës ku do të fillojë ndërhyrja ministri Klosi theksoi se do të ketë një pyllëzim të plotë që bashkë me dy moratorium­et, të gjuetisë dhe të pyjeve do të jenë në funksion të faunës së pasur të zonës.

"Brenda vitit 2020 do të mbjellim 2 milionë e 200 mijë pemë dhe projekti i KuneVainit që mbështet të gjithë këtë infrastruk­turë do të jetë një pjesë shumë e rëndësishm­e. Do të kërkojmë një pyllëzim të plotë të zonës e cila do t'i shërbejë faunës. Kur vjen në këtë perlë të Shqipërisë e kupton sesa efektivë kanë qenë të dyja moratorium­et; edhe ai për ndalimin e gjuetisë edhe ai për ndalimin e prerjes së pemëve."u shpreh Klosi. Aktualisht projekti "Arritja e përshtatje­s së Lagunës KuneVain përmes adaptimit të bazuar në ekosistem" po fillon zbatimin dhe parashikoh­et që të përfundojë në fund të vitit 2019- të. "Brenda vitit 2020 do të mbjellim 2 milionë e 200 mijë pemë dhe projekti i Kune- Vainit që mbështet të gjithë këtë infrastruk­turë do të jetë një pjesë shumë e rëndësishm­e. Do të kërkojmë një pyllëzim të plotë të zonës e cila do t'i shërbejë faunës." - tha Klosi. "Projekti ka për qëllim të krijojë një kanal, i cili do të mbrojë lagunën, do të sjellë ujin e kripur dhe po ashtu një pjesë shumë e rëndësishm­e e projektit do të jetë mbjellja e pemëve. Në procesin tonë të madh për pastrimin e Shqipërisë kuptojmë problemati­kat e kësaj zone", - shtoi ministri.

 ??  ?? Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi në lagunën e Kune- Vainit në Lezhë
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi në lagunën e Kune- Vainit në Lezhë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania