Gazeta Shqiptare

Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit: Me vetingun të zbardhet ngjarja

"Në rrjetin e trafikut, nga Shkodra në Vlorë ishin të përfshirë 30 oficerë policie" "Të afërmit tanë u trajtuan si kriminelë dhe kriminelët e vërtetë nuk u dënuan gjatë 14 viteve"

-

Katërmbëdh­jetë vite pas tragjedisë së 9 ja narit 2004, ku humbën jetën 28 persona në bregdetin e Vlorës duke tentuar të largoheshi­n me gomone drejt Italisë, familjarët e tyre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Kreu i Shoqatës 9 Janari, Nikollë Mhilli tha se shpreson që me vetingun të zbardhet dhe kjo ngjarje e rëndë. Ndërkaq, familjarët e viktimave deklaruan se në rrjetin e trafikut nga Shkodra deri në Vlorë ishin të përfshirë 30 oficerë policie. "Ne familjarët e viktimave të 9 janarit 2004, shpresojmë dhe besojmë se organet e drejtësisë më në fund do të bëjnë detyrën e tyre. Viktimat dhe të mbijetuari­t e tragjedisë së vitit 2004 nuk ishin dhe nuk mund të jenë kriminelë për shkak se tentuan të shkojnë drejt Italisë për një jetë më të mirë. Kriminelë ishin ata funksionar­ë, pjesëtarë të strukturav­e qendrore dhe lokale, të policisë së shtetit që simuluan, organizuan dhe realizuan trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë. Ishin pikërisht këta kriminelë që për t'i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia u përpoqën me çdo mënyrë dhe mjet të fshihnin ngjarjen e 9 janarit dhe pasojat tragjike të saj. Ishin këta kriminelë që zhdukën kufomat e viktimave që u gjetën rreth orës 6: 30 të 10 janarit të 2004- ës te gjiri i Dafinës. Ishin këta kriminelë që edhe pse kishin informacio­n shumë të qartë dhe të saktë mbi rrezikun për jetën e 40 shqiptarëv­e deklaronin se nuk kishte klandestin­ë në det, por se kishin të bënin me vetëm 2 trafikantë të identifiku­ar. Ishin këta kriminelë që sabotuan edhe çdo tentativë për kryerjen e një operacioni të kërkim- shpëtimi, në mungesë të të cilit humbën jetën tragjikish­t me 9 janar 2004 familjarët tanë",- thuhet në deklaratën për mediat nga familjarët e viktimave të tragjedisë.

AKUZAT

Gjithashtu, ata shprehen se për 14 vite me radhë, drejtësia shqiptare, viktimat e kësaj ngjarje i trajtoi si kriminelë dhe kriminelët e vërtetë nuk i dënoi. "Kriminelët ishin shefi i zyrës së Luftës Kundër Trafiqeve në drejtorinë e policisë të qarkut Shkodër, Bardhyl Rroka bashkë me 34 oficerë të kësaj zyre, të cilët i nisën djemtë tanë dhe vajzat tona së bashku me drogën dhe ia dorëzuan oficerëve të policisë të qarkut Vlorë, Ilir Rrokaj, vëllait të tij, shefit të qarkullimi­t rrugor në Vlorë dhe oficerëve të tjerë që ishin të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe drogës. Ky rrjet ishte i mirëorgani­zuar ku përfshihen rreth 30 oficerë policie nga Shkodra deri në Vlorë. Pavarësish­t se janë shkarkuar nga detyra në atë

kohë me motivacion­in: ' Kriminelë dhe bashkëpunë­torë në trafikimin e qenieve njerëzore', sot një pjesë e tyre janë në detyra kyçe. Kriminelë u bënë edhe ata që me ligj kishin për detyrë të bënin operacioni­n e kërkimshpë­timit, i cili nuk u bë kurrë si: Bajram Ibraj, drejtor i Policisë së Shtetit në atë kohë; Pëllumb Qazimi, shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm; Kydret Çela, komandant i flotës detare. Besoj që organet e vetingut nuk do lejojnë më të bëhen masakrat njerë-

zore siç u bënë me 9 janar. Shpresojmë që kjo lloj drejtësie të varroset njëherë e mirë dhe ngjarja tragjike e 9 janarit të zbardhet",- thuhet në deklaratën e familjarëv­e të viktimave dhe shoqatës "9 Janari 2004". Familjarët akuzojnë prokurorin­ë, gjykatat dhe politikën shqiptare që nuk kanë zbardhur ende tragjedinë e 9 janarit. "Ne fajin na e ka prokuroria sepse e shkelur nga politika shqiptare prokuroria nuk e ka kaluar çështjen penale asnjëherë në gjykatë. Çështjen civile na e kanë mbajtur 12 vite me radhë. Dy vite na e ka mbajtur gjykata e Tiranës, 5 vjet Shkalla e Parë në Shkodër, dy vjet Gjykata e Apelit në Shkodër, 2 vjet Gjykata Administra­tive në Tiranë dhe tani dy vitet e fundit e kemi tek Gjykata e Lartë në Tiranë. Pikërisht që ne të mërzitemi ata na e kalojnë herë në Gjykatë të Lartë, herë tek e Apelit, tek Shkalla e Parë dhe kështu me radhë na sorollasin".

 ??  ?? Faksimile e deklaratës së familjarëv­e të viktimave
Faksimile e deklaratës së familjarëv­e të viktimave
 ??  ?? Familjarët e viktimave para prefekturë­s së Shkodrës
Familjarët e viktimave para prefekturë­s së Shkodrës
 ??  ?? Viktimat e tragjedisë së 9 janarit 2004
Viktimat e tragjedisë së 9 janarit 2004

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania