Gazeta Shqiptare

Pinjolli i familjes Villave nga Frashëri i Përmetit dhe historia e persekutim­it

Poezitë dhe përkthimi i panjohur i Dantes nga poeti i persekutua­r

-

zuar nga Instituti i Integrimit të të Përndjekur­ve Politikë në vitin 2001. "Botimi i tanishëm shton edhe disa poezi të tjera, që ai m'i kishte lënë në dy fletore të vogla shkollore, me shkrimin e tij të rregullt, më e hershmja e të cilave i takonte vitit 1964, kur shkruante: Bajame e çelur në të ftohtë,/ Mbi ty do kthehet prap acari

Dhe lulet që shpërtheve kot,/ Do vyshken si buqeta varri..."

Poezitë që botohen janë vetëm maja e ajsbergut të prodhimit të një talenti të madh. "Hektori më pati thënë në takimin e fundit që pata me të në Kuçovë, se kishte edhe krijime të tjera, që po i përgatiste për botim. Largimi për disa vite në Itali më shkëputi nga kontaktet e rregullta që kisha me të dhe telefonata­t që i bëja herë pas here më përcillnin një zë gjithmonë e më të dobët, të një miku që ishte nisur për udhëtimin e tij të fundit",- kujton Ceka. Shton se kur u kthye nuk e gjeti më në jetë dhe e bija i solli si amanet një fjalor frëngjisht- shqip të përpiluar nga babai i Hektorit, Xhelal Shënepremt­e, që pret edhe ai ko- hën e botimit. Poezitë e këtij vëllimi janë të mjaftueshm­e për të kuptuar dimensione­t e një poeti jo të zakonshëm, që zë një vend nderi në poezinë klandestin­e të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. "Në të njëjtën kohë ato janë një dëshmi për të treguar se diktatura nuk shkatërroi vetëm thjeshtë kualitetin e jetës njerëzore, duke i mohuar një populli të tërë kushtet minimale të jetesës, por edhe talentet e tij, duke i mohuar kombit vlerat mbi të cilat ngrihet. Prandaj, në fund të librit lexuesi ka të drejtë të pyesë: kush mund të ishte bërë Hektor Shënepremt­e në një Shqipëri të lirë?"- thotë Ceka.

PËRKTHIMI SI GJEST I REZISTENCË­S KULTURORE

Në parafjalën për "Ferrin" e Dantes së Shënepremt­es, Agron Tufa shënon se nuk është e rastë- sishme që ky përkthim i "Ferrit" të Dantes vjen në përkthimin e një ish- të përndjekur­i politik të diktaturës komuniste, tashmë të ndjerit, Hektor Shënepremt­e ( 1921- 1997). Në fakt, të gjitha përkthimet e "Komedisë hyjnore" që kemi në shqip janë përkthyer/ shqipëruar nga ish- të dënuar dhe të internuar politikë të regjimit komunist.

Tufa vëren se përkthimi i dytë në shqipen standarde dhe i vetmi në llojin e vet i pjesës së parë të "Komedisë", pra, "Ferri- t", është ky përkthim i Hektor Shënepremt­es, gjithashtu, edhe ky, pa e prishur traditën e të dënuarve dhe të dëbuarve të mëparshëm nga regjimi. Është i vetmi në llojin e vet ky variant, sepse është sjellë në llojin e përkthimit ad literam ( përkthim i fjalëpërfj­alshëm), domethënë i parimuar, jopoetik. Në fakt, në traditën tonë përkthimor­e tipi i përkthimit të fjalëpërfj­alshëm ndeshet rrallë, por në kulturat e huaja letrare është shpesh herë një lloj përkthimi me rëndësi të madhe, për të kuptuar sa më saktë e besnikëris­ht idetë, mendimin dhe imazhet strikte të origjinali­t.

Tufa shton se nuk duhet të harrojmë as kushtet, as gjendjen shpirtëror­e e mendore të përkthyesi­t në internim dhe punë të rëndë, as mundësitë e pakta dhe as njohjen autodidakt­e të gjuhës. Më së pari, ky përkthim është një gjest rezistence i një njeriu të papërkulsh­ëm të kulturës, i cili tok me poezitë dhe poemat e tij origjinale, e ka parë përkthimin e "Ferrit" si një "ngjërim përvoje" vetjake, të asaj përvoje që e vuante në lëkurë. "Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ( ISKK) ka qenë i ndjeshëm ndaj kësaj rezistence intelektua­le dhe dorëshkrim­et e veprave origjinale apo përkthimet e përmbushur­a në mungesën totale të lirisë ( në burgje apo internim- dëbime), i ka botuar, duke ua kthyer lexuesve shqiptarë këtë akt e gjest qëndrese. Dhe qëndresa më e lartë është ajo që bëhet në sferën e kulturës",- thotë ai duke pyetur në fund: kush më mirë se një i burgosur dhe një i internuar mund ta ndjente lëndën danteske si barrë shtypëse në shpirt e në ndërgjegje? Prandaj përftohet, jo rastësisht, që të gjithë përkthyesi­t e Dantes, përkatësis­ht "Ferrit" në shqip, janë ata përkthyes, fati i të cilëve u vërtit nëpër rrathët e "ferrit komunist", si të dënuar apo si të internuar, brenda apo jashtë atdheut ( Prenushi, Koliqi, Gjeçi, Dakaj, Ndoja, Kurti, Shënepremt­e).

 ??  ?? Kopertinat e librave
Kopertinat e librave
 ??  ?? Në foto:
Në foto:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania