Gazeta Shqiptare

Hapja e dosjeve, Gurakuqi: Si u zhdukën brenda 1 viti

Deputeti i PD- së merr certifikat­ën e pastërtisë: Aplikova vullnetari­sht "Familjen time e dëbuan nga Tirana në 1948"

-

"Në çdo shtet normal, dokumenti shtetëror ruhet dhe garantohet me rreptësinë më të madhe, me kamera sigurie dhe me ruajtje fizike 24 orë. Për të ardhur keq, se punonjës të ishstruktu­rave të policisë së fshehtë mbikëqyrin punën e institucio­nit", tha z. Gurakuqi. ju vetë si realizohet një procedurë normale në atë institucio­n! Imagjinoje­ni vetë sigurinë e ruajtjes së informacio­nit! Këtu nuk është çështje e pabesueshm­ërisë së punonjësve. Nuk është fjala këtu. Në çdo shtet normal, dokumenti shtetëror ruhet dhe garantohet me rreptësinë më të madhe, me kamera sigurie dhe me ruajtje fizike 24 orë. Po ashtu, nga 66 veta administra­të organike, institucio­ni i dosjeve funksionon sot me 18 veta. Opozita desidente e papërfaqës­uar fare në pikëpamje thelbësore profesiona­le dhe jo politike. Për të ardhur keq, se punonjës të ish- strukturav­e të policisë së fshehtë mbikëqyrin punën e institucio­nit. Thënë ndryshe, rezulton se politikish­t vendimmarr­ësit e kësaj sipërmarrj­eje praktikish­t kanë hedhur një fasadë, por nuk kanë arritur të ndërtojnë të gjithë mekanizmin real të funksionim­it të këtij institucio­ni. Përveç kësaj, duhen dhënë shpjegime për eliminim e dosjeve, shkatërrim­in e tyre gjatë vitit 1990 dhe fillimit të vitit 1991, si dhe të jepet një fond për gjetjen e të zhdukurve, pasi ka njerëz të pushkatuar, që nuk u gjenden eshtrat dhe nuk dihet vendi ku janë varrosur.

Sipas jush, a janë manipuluar dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit?

Nuk besoj, por jam i bindur se dosjet në masën 70 për qind janë zhdukur. Dosjet nuk janë mbyllur, por janë zhdukur.

Në cilën periudhë ka ndodhur zhdukja e dosjeve?

Zhdukja e dosjeve ka ndodhur në arkivat e Degëve të Punëve të Brendshme të varura nga Ministria e Brendshme dhe nga ish- Sigurimi i Shtetit, ka ndodhur në fund të vitit 1990 dhe në fillim të vitit 1991, sipas rrëfimeve të pakontestu­ara deri më tani. Titullarët e këtyre institucio­neve të asokohe duhen pyetur për fatin e tyre. Verifikoni kush ka qenë në krye të këtyre insti- tucioneve dhe pyetini. Është detyrim i shtypit për ta filluar së pari hetimin për interesa publike.

Në atë kohë Ministria e Brendshme është drejtuar nga Gramoz Ruçi, por si e shpjegoni faktin që tashmë ai është në krye të Kuvendit të Shqipërisë?

Është rrjedhim logjik i të gjitha zhvillimev­e që ka pësuar Shqipëria në aspektin e kontrollit politik majtist të lirisë, në periudhën pas vitit 2013. Për fat te keq, vendi ka bërë hapa prapa dhe imagjinoje­ni ju tani, kur përfaqësue­sit e ish- institucio­neve të diktaturës janë strukturue­s të organit të hetimit, orientojnë hetimin dhe ndërtojnë edhe drejtësinë e re. Vendi ka pësuar hapa prapa dhe kjo duhet të ndalet.

A është persekutua­r familja juaj nga regjimi komunist?

Jemi nxjerrë jashtë prej Tiranës në vitin 1948, nga shtëpia jonë në lagjen "Abdullah Bej", rruga "Ali Pashë Gucia". Kryetari i Degës së Punëve të brendshme të asaj kohe, Besim Selita, ka qenë ideatori dhe realizuesi i deportimit të familjes dhe rekrutimit të detyruar në ushtri të babait tim, universita­r, i kthyer nga studimet nga Universite­ti i Firences. Regjimi deportonte familjen e gjyshit tim, aktivist i Rilindjes dhe Pavarësisë, bashkëthem­elues i gazetës "Bashkimi i Kombit", Manastir 1909; themelues i Postës Shqiptare dhe pjesëmarrë­s i opozitës Noli- Gurakuqi- Vinjau. Për fat kjo kthesë në jetën e familjes është shumë pak në krahasim me atë çfarë kanë vuajtur mijëra dhe mijëra familje të Tiranës, Shkodër, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, që nga agimi i 17 nëntorit 1944.

Çfarë duhet të bëjë PDja më tepër për shtresën e ish- të përndjekur­ve politikë?

Përfaqësue­sit e desidencës së mirëfilltë, liberaldem­okratike do të vazhdojnë të përforcojn­ë bazamentin politik të PD- së. Radha e punëve të mira për këtë shtresë duhet t'u shtohet punëve pararendës­e të bëra në kohë, me qëndrueshm­ëri. Para së gjithash, duhet të kujtoj se përfaqësue­sit e brezit të ri të kësaj shtrese më së shumti nuk jetojnë në Shqipëri. Klasa politike në kohë të ndryshme i ka nxjerrë jashtë, dera e Shqipërisë duhet të jetë e hapur për bijtë dhe nipërit e mbesat e Shqipërisë së persekutua­r që u nxor jashtë me marifet, nga viti 1991. Kjo është e para gjë ku duhet të insistohet. Më pas janë çështjet e tjera të pazgjidhur­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania