Gazeta Shqiptare

Basha: Më 27 janar duam në burg Tahirin, Dakon e Sejdinin

Kreu i PD: Nuk ka Shqipëri në Europë, Edi Rama koka e kupolës mafioze "Ministrat e korruptuar para drejtësisë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha para demokratëv­e të Kurbinit apeloi për ndëshkimin e pushtetarë­ve të korruptuar ndërsa ftoi shqiptarët që t'i bashkohen protestës së 27 janarit për t'i larguar nga qeverisja. Z. Basha akuzoi se pengesa e vetme e moshapjes së negociatav­e për në BE është krimi i veshur me pushtet. Ndaj Basha u bëri thirrje shqiptarëv­e të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Nga Kurbini ku vijoi turin e takimeve me strukturat drejtuese të PD- së z. Basha vuri në dukje se rruga nga unioni kalon përmes një drejtësie të pavarur që ndëshkon këdo duke nisur nga ajo që ai e cilëson kupolë mafioze. "Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsion­it, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsion­it nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa",- theksoi kreu i PD- së. Emërimi sipas Bashës i një prokurori politik në kundërshti­m me kushtetutë­n dhe pa veting është projekt i Edi Ramës për të mbrojtur ishministr­in Tahiri, me të cilin ai thotë se bashkon pakti mafioz i heshtjes për ruajtjen e pushtetit. "I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t'i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratik­e, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë",tha Basha. Ndaj dhe shqiptarët i fton që në 27 janar të protestojn­ë për një drejtësi të pakapur, duke e cilësuar një kusht të panegociue­shëm largimin e kryeminist­rit Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia. Kreu i opozitës u kërkoi demo- kratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin shqiptarët sot nuk zgjedhin dot një qeveri në shërbim të tyre, ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, po u përkeqësoh­et shërbimi shëndetëso­r dhe po bëhen eksperimen­te me arsimin e fëmijëve të tyre. "Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociue­shëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t'i rezistojë pjesëmarrj­es masive qytetare", - tha Basha. Kreu i opozitës u shpreh se një qeveri antimafia do të garantojë zgjedhje legjitime, me parlament dhe qeveri legjitime, që nuk e blen pushtetin, por e përdor atë për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e shqiptarëv­e. "Partia Demokratik­e, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë", - theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania