Gazeta Shqiptare

Berisha: 100 thirrje për ta përmbysur Ramën sa më parë

"100 ditët e rekordeve më të zeza"

-

Ish-

Kryeminist­ri Sali Ber isha renditi dje "100 ditët e rekordeve më të zeza të Edi Ramës", të cilat i konsideron si "100 thirrje për çdo shqiptar, që të ngrihemi dhe të përmbysim sa më parë regjimin e narko- shtetit të Noriegës së Shqipërisë". "Noriega me narko- qeverinë e tij sapo kaloi 100 ditët e mandatit të tyre të grabitur! Këto 100 ditë ishin dhe ditët e rekordeve më të zeza, më dramatike në historinë e pluralizmi­t shqiptar. Ato do të mbeten të gdhendura me zift të zi në muret e kohës si ditët e: Aferës Tahiri- Habilaj, në të cilën Antimafia italiane faktoi me regjistrim­et e saj se ministri i Brendshëm i narko- shtetit shqiptar, ishte anëtar kryesor i bandës famoze të trafikut të drogës Habilaj dhe se Edivini, pas kërcënimit publik të Saimir Trafikut, bllokoi drejtësinë dhe nuk lejoi arrestimin e tij duke dëshmuar

ASTRIT PATOZI

Ish- nënkryetar­i i PDsë, Astrit Patozi shprehet skeptik nëse protesta e 27 janarit do të përmbushi misionin e saj. Sipas tij protesta reale janë ato që shpërthejn­ë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të partive. se ishte skllav i dosjeve të veta si ajo e Xibrakës dhe faktoi se në Shqipëri ishte vendosur në mënyrë përfundimt­are narko- shteti. Këto 100 dite neo- bllokmeni Edvin Kristaq Rama realizoi më së fundi ëndrrën e tij, që të bëhej në mënyrë antikushte­tuese kryeprokur­or i vendit dhe, me shpejtësi të rrufeshme nxori Orest Sotën nga burgu e i ktheu pasaportën Tahirit si dhe mbylli me shpejtësi dosjen e vet dhe të vëlla Olsit, dosjen e Xibrakës pra, dosjen e Tahirit, Gjushit dhe të gjitha dosjet e ministrave të tij",shprehet z. Berisha. Ai fton shqiptarët: "Këto 100 ditë janë 100 thirrje për çdo shqiptar që të ngrihemi dhe të përmbysim sa më parë regjimin e narkoshtet­it të Noriegës së Shqipërisë!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania