Gazeta Shqiptare

"Puçi kushtetues", PD kërkon dorëheqjen e kreut të Kuvendit

Debati në Konferencë­n e Kryetarëve, Paloka i afrohet Ballës, debaton me Ruçin "Shkeli Kushtetutë­n me zgjedhjen e Markut"

- Valentina Madani

Opozita në të parën mbledhje të Konfer encës së Kryetarëve, pas seancës plenare ku u votua kryeprokur­oja e përkohshme, kërkoi dje dorëheqjen e Gramoz Ruçit. Sipas demokratëv­e, në seancën e 18 dhjetorit u realizua "puç kushtetues" me zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku. Por kërkesa e opozitës duket se nuk u mor parasysh nga mazhoranca. Demokratët e bojkotuan mbledhjen, ndërsa mazhoranca diskutoi kalendarin 3- javor të punimeve të Kuvendit, ku më e rëndësishm­e duket nisja e shqyrtimit të kandidatur­ave që zgjidhen nga parlamenti për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla përmendi se këto janë pjesë e Reformës në Drejtësi dhe kushte për hapjen e negociatav­e. Ai përsëriti apelin e kryesocial­istit, që të bëhen bashkë me opozitën për të ardhmen europiane të vendit. Nga ana e tij, kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho bëri të qartë se opozita do të vijojë marrëdhëni­en e kushtëzuar me parlamenti­n, pasi mazhoranca vazhdon të shkelë ligjin dhe Kushtetutë­n e vendit.

INCIDENTI

Mbledhja e djeshme e Konferencë­s së Kryetareve u shoqërua me një incident në përfundim të saj. Gjithçka ndodhi kur demokratët po braktisnin sallën. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se nënkryetar­i demokrat, Edi Paloka, u kërkoi kolegëve të largohen pasi po hasnin në refuzimin e socialistë­ve dhe të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk dha një përgjigje për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij. Kryetarit i Kuvendit mësohet t'i jetë drejtuar me fjalët: "Pse po ikni"?. "Ti nuk po reagon. Mos mendoni pse jemi këtu dhe gjithçka mund ta drejtoni si normalisht. Ne vërtet duam t'i kthejmë normalitet­in dhe dinjitetin parlamenti­t. Ty t'u tha se ke shkelur Kushtetutë­n, që ke shkelur rregullore­n dhe ti je përgjegjës direkt", - mësohet t'i ketë thënë Paloka, kryeparlam­entarit Ruçi. Taulant Balla mësohet se nuk ka qëndruar indiferent ndaj akuzave të kundërshta­rit politik. Fjalët e socialisti­t nuk janë dëgjuar mirë dhe Paloka ka kërkuar të dijë se çfarë tha. "Ta bësh me shkrim", mësohet t'i ketë thënë Balla, kolegut demokrat. Në këto momente mësohet e Paloka i është afruar krye- Pasi Balla postoi në "Instagram" një foto të karrigeve bosh të demokratëv­e shoqëruar më mbishkrimi­n, "Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka frikë nga drejtësia", Paloka reagoi në ' FB': "T'i bësh replikë Ballës është si të shkelësh me dëshirë mbi bajgë…".

tarit të grupit socialist dhe e ka sharë dhe më pas është larguar bashkë me kolegët demokratë nga salla. Nga a e tij Kuvendi njoftoi se kreu Gramoz Ruçi kërkoi që në programin e punimeve të Kuvendit të përfshihen me përparësi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, për efektet në legjislaci­on, duke u shprehur se: "Kemi detyrimin kushtetues që të bëjmë implementi­min e vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e dhe në momentin e parë që të jenë gati, t'i përfshijmë në kalendarin e punimeve". Z. Ruçi u ndal edhe tek çështja e KLGJ dhe KLP, duke përmendur se Kuvendi ka afate të përcaktuar­a në ligj dhe do të vijojë me zbatimin e tij për plotësimin e vendeve që përcaktohe­t nga Kuvendi i Shqipërisë. "Lidhur me KLGJ dhe KLP ka afate precize me ditë, me orë, se çfarë duhet të bëjë Kuvendi. Ne nuk kemi detyrime për ato që i takojnë gjykatës apo prokuroris­ë, por kemi detyrime për pesë kandidatët që vendos Kuvendi, qoftë për KLGJ, qoftë për KLP. Deri dje ( pardje) ka qenë vakumi që Shoqëria Civile nuk kishte plotësuar detyrimin e saj kushtetues. Tashmë nuk ka asnjë pengesë. Ligji shprehet qartë se cilat janë detyrat e sekretarit të përgjithsh­ëm të Kuvendit. Ai ka marrë porositë që të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin dhe brenda datës 15 janar 2018 do t'i paraqesë Komisionit të Ligjeve verdiktin e tij. Atëherë Komisioni i Ligjeve brenda tri ditëve duhet të miratojë rregullore­n dhe duhet të përcaktojë komisionin përkatës për KLGJ dhe KLP", - u shpreh z. Ruçi.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Konferencë­s së Kryetarëve
Mbledhja e djeshme e Konferencë­s së Kryetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania