Gazeta Shqiptare

PS riorganizi­m bazës, Rama delegon Beqajn në Kukës, e zëvendëson me Xhaçkën

Mbledhja e qeverisë në Lezhë, diskutohet reforma e ujit e Viti i Skënderbeu­t Kreu i PS- së mbledh sot deputetët e Korçës e Elbasanit

-

Kryeminist­ri Edi Rama mbledh sot, në Lezhë qeverinë. Ndërsa të shtunën aktiviteti i kreut të qeverisë dhe ministrave vijon me takime në zona të ndryshme të qarkut. Ashtu siç është bërë zakon, pas Dibrës, mbledhja e kabinetit qeveritar këtë herë bëhet në Lezhë, ku do të merren vendime që i përkasin zonës. Rreth orës 16: 30 kryeminist­ri do të prezantojë në një konferencë për shtyp vendimet e marra. Ndërsa më pas do të organizohe­t një event kushtuar Vitit të Skënderbeu­t. Në axhendë do të ketë edhe një takim të kryeminist­rit dhe ministrave me drejtuesit qendrorë e vendorë të qarkut Lezhë. Agjenda e ditës së shtunës vijon me një mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucio­neve të varësisë. Në orën 09: 30 të së shtunës kreu i qeverisë do të takojë drejtues të institucio­neve qendrore, kryetarët e bashkive, kryetarët e grupeve të këshillave bashkiakë, kryetarë këshillash bashkiakë, prefekti, kryetar qarku, etj, për të diskutuar për reformën e ujit, turizmin dhe zhvillimin e agroturizm­it, shërbimet si dhe Vitin e Skënderbeu­t. Të shtunën paradite do të nisin edhe vizitat e ministrave në terren. Kryeminist­ri së bashku me deputetët e zonës, ministren Lindita Nikolla dhe deputetin Pjerin Ndreu do të jenë në një inspektim në Portin e Shëngjinit, për t'u njohur me projektet për zhvillimin e tij. Fundjavën e ministrave do ta mbyllë një event publik për bashkëqeve­risjen në Pallatin e Kulturës në Rrëshen.

NDRYSHIMET NË PS

Ndërkohë dje, paradite, kryeminist­ri, në cilësinë e kryetarit të PS- së takoi deputetët e qarqeve Dibër e Kukës. Ai ka bërë edhe lëvizjet e radhës në delegimet e deputetëve. Kështu Mimi Kodheli dhe Ilir Beqaj do të jenë të deleguar në Kukës, ku është kërkuar që të ketë një riorganizi­m më të mirë në këtë vit, para zgjedhjeve lokale. Ndërsa ministrja e Mbrojt- jes, Olta Xhaçka është deleguar në qarkun e Dibrës, ku zëv-

endëson Ilir Beqjen. Sot pritet që kryeminist­ri Rama të presë në Kryeminist­ri, para se sa të niset për në Lezhë një takim me deputetët e qarkut të Korçës dhe Elbasanit. Në këtë fillim viti, PS po merret seriozisht me organizimi­n e

degëve të saj, në të gjithë vendin, të cilat, që pas zgjedhjeve të përgjithsh­me nuk kanë qenë me kapacitet të plotë. Në disa prej degëve ende nuk ka kryetarë, ndaj edhe Rama ka lënë porosi që ata të zgjidhen deri në shkurt.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania