Gazeta Shqiptare

Parlamenti maqedon: Shqipja, gjuhë zyrtare. Rama- Meta: Arritje historike

Ligji u votua nga 69 deputetë, bojkotoi VMRO- DPMNE. Kreu i BDI: Pritet Ivanov Gjuha shqipe, për herë të parë do të përdoret edhe në qeveri

-

PKryeminis­tri Edi Rama e cilësoi miratimin nga parlamenti maqedonas të ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët, por që demokratiz­on e forcon edhe vetë Maqedoninë. "Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe, një arritje historike për shqiptarët që demokratiz­on e forcon vetë Maqedoninë", tha ai. arlamenti i Maqedo nisë votoi dje ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror. Të 69 deputetët e pranishëm në sallën plenare votuan pro ligjit dhe nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë që partia opozitare VMRO- DPMNE, duke e cilësuar ligjin si antikushte­tues e bojkotoi votimin, të gjithë deputetët e saj dolën nga salla plenare në kohën e votimit.

Sipas ligjit të miratuar, gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha mbishkrime­t e institucio­neve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal, ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithsh­ëm të popullatës. Gjuha shqipe do të përdoret për herë të parë edhe në qeveri, si në të folur edhe në të shkruar. Përdorim të njëjtë të gjuhës shqipe do të ketë edhe në parlament, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, por edhe në të gjitha organet e tjera të pushtetit qendror, ndërmarrje­t publike, agjencitë dhe drejtoritë. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do të zbatohet edhe në të gjitha tabelat udhëzuese të institucio­neve shtetërore. Gjuha shqipe nuk do të përdoret në bankënota dhe në uniformat e armatës, por partnerët e koalicioni­t qeverisës kanë arritur marrëveshj­e që në bankënota të përdoren simbole kulti, që do të reflektojn­ë edhe ato shqiptare. Institucio­net detyrohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t'i ndryshojnë emrat ose mbishkrime­t në hyrje të institucio­n- it dhe t'i shkruajnë ato njëlloj në shqip dhe maqedonish­t, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucio­net dhe njësitet rajonale obligohen t'i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucio­net duhet t'i zbatojnë ndryshimet tërësisht dhe për ato institucio­ne që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të aplikohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro. Ndërsa, ndaj zyrtarëve ose administra­torëve që nuk e respektojn­ë këtë parim do t'u zbritet 30 për qind nga rroga.

REAGIMET

Miratimi i ligjit solli reagime të shumta në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e cilësoi "një akt të rëndësishë­m jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë". Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se kjo është "një arritje historike për shqiptarët, por që demokratiz­on e forcon edhe vetë Maqedoninë". Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga ana e tij tha se "miratimi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e vlerësoi ligjin për lejimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. "Një akt i rëndësishë­m jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë", u shpreh dje Presidenti Ilir Meta, i cili tha se këtë lajm të mirë e mori sapo zbriti në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. i këtij ligji është një hap i rëndësishë­m i zbatimit të Marrëveshj­es së Ohrit". Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha përshëndet­i këtë moment, duke thënë: "Është një hap i rëndësishë­m përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë". Zëvendëskr­yeministri maqedonas, Hazbi Lika në emër të ekzekutivi­t përgëzoi miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili u miratua sot në Parlamenti­n e Republikës së Maqedonisë edhe me shumicë të dyfishtë, me 69 vota pro. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, e cilësoi miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, një festë të madhe për të gjithë shqiptarët. Kryetari i grupit parlamenta­r të BDIsë sqaroi se, "nëse Ivanov mban fjalën e thënë në dhjetor të vitit të kaluar, që do të kundërshto­jë ligjin për gjuhët, atëherë ky ligj brenda 30 ditëve do të rikthehet në Kuvend në seancë plenare, ku do të rivotohet edhe njëherë me 61 vota pro". "Vlerësoj qëndrimin e forcave politike maqedonase, që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishë­m për bashkëjete­sën etnike dhe konsolidim­in e një shoqërie demokratik­e në Maqedoni", u shpreh Basha.

DITMIR BUSHATI

"Miratimi i ligjit është një investim me rëndësi të veçantë për forcimin e demokracis­ë, respektit dhe mirëkuptim­it ndëretnik. Në të njëjtën kohë, ky akt është një gur themeli për një të ardhme më të mirë e më të sigurt euroatlant­ike të fqinjit tonë".

KRYEMADHI

"Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësis­ë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror. Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit përbëjnë dukuri evropianiz­uese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur", tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania